Vllaznia, një përforcim nga Togo për krahët, dokumentacioni mban peng 23-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

23-vjeçari Kodzhom Elom Nja-Vedzhi pret plotësimin e dokumentacionit për prezantimin. Përtej ndeshjeve të kampionatit, Vllaznia vazhdon përpjekjet e saj për ta përforcuar edhe më tepër skuadrën e saj dhe duket se mesfushori Kodzhom Elom Nja-Vedzhi do të jetë lojtari i radhës do të nënshkruajë me Vllazninë. Futbollisti nga Togo, pjesë e përfaqësueses së vendit të tij në të shkuarën, ndodhet prej 3 ditësh në Shkodër dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i tij te shkodranët.

Së fundmi në rrjetet sociale është shpërndarë një foto e mesfushorit me drejtorin sportiv të Vllaznisë, Matko Djarmati me fanellën e Vllaznisë në duar. Po vetë Djarmati, duke iu përgjigjur interesimit të RTSH Sport, ka konfirmuar nëpërmjet komunikimit elektronik se palët janë në fazën e avancuar të bisedimeve, por, siç ndodh rëndom në rastin e futbollistëve nga Afrika, dokumentacioni përbën problem. “Mungon një dokument në dokumentacionin e tij dhe, besoj se, sapo të na vijë, do të bëjmë prezantimin e tij”, – ka thënë kroati.

Kodzhom Elom Nja-Vedzhi, 23 vjeç, luan si kryesisht si mesfushor i djathtë, ndonëse është aktivizuar edhe në të majtë, dhe ka spikatur tek skuadra e Zetës në Mal të Zi. Pjesën e parë të këtij sezoni ai ka luajtur në 16 ndeshje (11 titullar) dhe ka shënuar katër gola. Për herë të parë në Evropë i është bashkuar skuadrës së Rudarit, duke luajtur 17 ndeshje dhe duke shënuar 3 gola, dhe tani po bëhet gati për një eksperiencë të re në Superiore.

Të fundit

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, pasi exit poll-et...

Berisha mban fjalim para emigrantëve në Athinë, në krah të tij edhe Fredi Beleri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka arritur në Athinë, ku do të mbajë fjalimin e tij. Takimi në Athinë, është i radhës i tubimeve që...

Ilir Kulla: SPAK në kushtet e grushtit të shtetit, duhet të ndërhyjë Kushtetuesja!

Analisti Ilir Kulla e ka cilësuar vendimin e SPAK për të arrestuar një kryetar bashkie të ngjashëm me atë të një grushti shteti. Kulla...

Lajme të tjera

Web TV