Shtohen shpresat për Shqipërinë/ BE do të dërgojë vaksina anti-Covid në Ballkan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata epidemiologjike e Covid-19 në Europë dhe shpërndarja e vaksinave ka qenë një nga temat e takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian të hënën në Bruksel.

Gjatë diskutimit të tyre, ministrat e jashtëm kanë nxjerrë në pah nevojën e shpërndarjes së vaksinës në vendet e treta, duke përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor.

Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian, Josep Borrel në konferencën përmbyllëse për shtyp të takimit.

Borrel është shprehur se Bashkimi Europian mbështet një shpërndarje të drejtë të vaksinës në vendet e treta jo vetëm për çështje solidariteti global, por për çështje të interesit të sigurisë së shëndetit europian.

Borrel ka nënvizuar, se asnjë nuk do jetë i sigurtë derisa të gjithë të jenë të sigurtë. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian kanë shprehur gatishmërinë për të shpërndarë vaksinat me vendet e treta, si ato të Ballkanit Perëndimor.

Por pengesa aktuale është vonesa që hasin këto shtete lidhur me vaksinimin e qytetarëve të tyre, si dhe vonesat e shkaktuara nga firmat farmaceutike.

Një shembull i fundit i kësaj vonese është ai i firmës farmaceutike franceze, AstraZeneca, që ka informuar Komisionin Europian se ka vonesa gjatë tre muajve të parë të këtij viti në shpërndarjen e vaksinës.

Lidhur me këtë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka nënvizuar se firma farmaceutike duhet të respektojë angazhimin në kontratën e përshpejtimit të shpërndarjes së vaksinave, për të cilat Komisioni Europian ka paguar një shumë të konsiderueshme.

 

Të fundit

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me...

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i...

Shoferi nuk u hapi telefonin, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit

Zbardhen detaje nga përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit të cilët komunikojnë për një ngarkesë droge dhe vështirësinë për të komunikuar me shoferin...

Rezervat e arit për rendin e ri financiar, SHBA po vepron në heshtje

Ari mbetet simbol i pasurisë, fuqisë dhe stabilitetit, ndërsa SHBA kryeson bindshëm listën globale të rezervave të këtij metali të çmuar. Sipas Këshillit Botëror...

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv i Milanit. Me një postim...

Lajme të tjera

Web TV