Tenis, kthehet pas një viti mungesë, por Eshli Barti shkon si nr. 1 në “Australian Open”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eshli Barti është rikthyer në konkurrim pas një viti mungesë. E megjithatë, tenistja australiane, vazhdon të mbetet numri 1 në botë. Ajo do të konkurrojë me yje të tjera të tenisit botëror, si Uilliamsi, Osaka apo Halepi. Kështu, tenistja numër një në botë, Eshli Barti, pas një viti mungesë, do të bëjë paraqitjen e saj sezonale, në Turneun e Hapur të Asutralisë “Australian Open 2021”.

Ajo i bashkohet turneut, të mbushur me yje të tenisit botëror, të cilët janë akomoduar në Adelaide, në pritje të nisjes së kësaj veprimtarie. Australiania Barti, e cila ka mbetur në krye të renditjes botërore, pavarësisht se nuk ka luajtur që nga shkurti i kaluar, do të konkurrojë me fitueset e këtij turneu, të tilla si Serena Uilliams, Naomi Osaka dhe Simona Halep.

Kampionët e turneut madhor (“Grend Slem”-it) australian për meshkuj janë Novak Gjokoviçi, Rafael Nadali dhe Dominik Timi. “Unë mezi pres të luaj ndeshjen time të parë për sezonin 2021 në Adelajde”, – tha Barti. Do të jetë ndeshja e parë e saj, që nga humbja e saj përballë Petra Kvitovas, në gjysmëfinalen e Turneut të Hapur të Katarit “Qatar Open”, në shkurtin e vitit të kaluar.

Turneu “Australian Open”, do të nisë në 8 shkurt 2021, me 4 ndeshje dhe para një numri të kufizuar spektatorësh. Të gjithë tenistët pjesëmarrës në turneun australian, janë detyruar të karantinohen, pas mbërritjes në Adelaide.

Të fundit

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

“Kam 7 vite pa takuar motrën”, Laert Vasili: Jeton në SHBA, nuk shkoj dot atje

Aktori i njohur Laert Vasili ka rrëfyer për herë të parë në emisionin "E Diell" raportin që ka me familjen e tij dhe veçanërisht...

Ç’po “kurdis” PD me ndërkombëtarët pas 11 majit? Këlliçi zbulon strategjinë e Berishës

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, strategjinë që demokratët dhe kreu i tyre Sali...

Produktet e stinës mbushin tregjet, por nuk ulen çmimet

Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve. Produktet e shportës mbeten me çmime të larta...

Lajme të tjera

Web TV