Pija me kanabis e mbretëreshës/ Britanikët e ‘zhdukin’ me shpejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pije me energjike me ekstrakte marijuane po zhduket me shpejtësi nga raftet e Windsor Farm Shop, dyqan në pronësi të Mbretëreshës Elizabeth.

Pija që përmban cannabidiol vjen me katër aroma të ndryshme dhe thuhet të jetë një prej artikujve më popullorë të dyqanit në fjalë. Përdoruesit shprehen se ajo krijon një ndjesi relaksimi e kërkimet paraprake tregojnë se mund të ketë efekt kundër ankthit.

“Pije të tilla janë mjaft të çuditshme e sidomos të pazakonta për një dyqan si ky me prodhime bujqësore, e aq më tepër kur është dhe në pronësi të mbretëreshës. Ato po shiten me një shpejtësi marramendëse”, thanë disa burime për gazetën the Sun. Pija prodhohet nga një kompani e quajtur Trip, e cila është krijuar në 2019-tën por shumë shpejt, u shndërruar në markë referimi në Britani. Në faqen online të kompanisë thuhet se pija energjike që ka tërhequr kaq shumë vëmendje I jep “qartësi mendjes dhe ekuilibër trupit”.

Të fundit

“Forca, forca!”, Rama apel-diasporës: Dorëzoni votat sa më shpejt

Para se të shkojë në takimin elektoral në Fushë-Krujë, kryeministri Edi Rama u bën thirrje shqiptarëve jashtë vendit që...

Roja i sigurisë i shkeli fustanin në “Met Gala”, si reagoi Kim Kardashian?

Ylli televiziv, Kim Kardashian, pati një moment të sikletshëm pasi u kap duke qortuar një roje sigurie pasi ai për pak sa e rrëzoi...

4 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, ambasada e SHBA mesazh qytetarëve: Votoni pa frikë!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një mesazh domethënës vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke inkurajuar zgjedhësit që...

Tragjedi në Itali, 24-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëshkiti nga skela ku po punonte

Një ngjarje tragjike ndodhi në Carpiano, një zonë në Milano në Itali. Një 24-vjeçar shqiptar nga Kosova humbi jetën në një aksident në punë. Viktima...

Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, pësojnë djegie te rënda 2 shqiptarë nga Tepelena

Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona. Sipas policisë, shtëpia shërbente si...

Lajme të tjera

Web TV