Gati për luftë? Vuçiç mobilizon ushtrinë: Serbia duhet të kujdeset për veten e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa kërcënimeve për luftë në muajt e fundit, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot ka shkuar më tej me retorikën duke mobilizuar ushtrinë. “Serbia duhet të kujdeset për veten e saj.

Ju e dini se çfarë problemesh kemi në Kosovë dhe Metohi, ne gjithashtu kemi probleme të tjera rajonale, së bashku me problemet e llojit të tretë, të cilat kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet gjeopolitike të fuqive të mëdha dhe ku ne shpesh jemi vendi rreth të cilit interesat e tyre përplasen. Në lidhje me këtë, Serbia duhet të kujdeset për veten e saj” tha ai.

Gjatë fjalimit ai paralajmëroi investime të tjera në ushtri. “Këtë vit do të ketë rritje të mëdha të pagave për ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, me një rritje prej pesë përqind nga fillimi i vitit, do të ketë një shtesë prej 10 përqind për nënoficerët, dhe rritja totale për ushtarakët do të jetë ndërmjet 9.8 përqind dhe 17.6 përqind”.

Vuçiç theksoi gjithashtu se gjatë vitit të kaluar është punuar për rritjen e gatishmërisë luftarake, për blerjen e armëve dhe pajisjeve më moderne, nga pacinra S1 deri te mjetet ajrore pa pilot.

Të fundit

PD ka bërë koalicion me disa individë, jo me parti politike

Ervis Iljazaj Partia Demokratike shpalli sot koalicionin e saj të quajtur ”Për Shqipërinë Madhështore”. Por përtej emrin të koalicionit që frymëzohet...

Michelle Obama lançon podcastin e ri me vëllain: Biseda mbi martesën dhe divorcin

Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, do të hapet mbi jetën dhe martesën e saj me ish-Presidentin Barack Obama në një podcast të ri, ku...

Tension te Liverpool, Salah e Alexander-Arnold sherr në stërvitje

Situatë e tensionuar te Liverpuli, ku Mohamed Salah dhe Trent Aleksandër-Arnorld u përleshën fizikisht në stërvitje. Ylli egjiptian i kërkoi shokut të ekipit “të...

“Ka lezet, ha darkë me 15 euro”/ Jeta në Shqipëri për një pensionist italian

Shqipëria duket se nuk është më një vend i paragjykuar nga vendet e huaja dhe këtë gjë e tregojnë dhe shifrat e viteve të...

Greqi, punonjësit e mediave nisin grevën

Me thirrjen e Unionit të Punonjësve të Medias në Greqi (ESHEA) të gjithë punonjësit e mediave shkuan në një grevë 24-orëshe. Në kuadër të grevës...

Lajme të tjera

Web TV