Veliaj komenton nga Rrogozhina programin e Pd dhe LSI: As Mona dhe as Luli nuk thanë asnjë fjalë për tërmetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i rindërtimit në zonën e Rrogozhinës, e cila është një prej më të dëmtuarave nga tërmeti i 26 nëntorit, do t’u rikthejë shtëpitë plot 260 familjeve.

Drejtuesi politik i PS në Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte ditën e sotme në Kryevidh, ku brenda muajit të ardhshëm pritet të përfundojnë 24 shtëpi të reja.

“Më vjen shumë mirë që në Kryevidh kemi hedhur themelet për 24 shtëpi dhe tani po bëjmë muret rrethuese. Praktikisht, po ndërtojmë shtëpi me themele të forta për 100-200 vitet e ardhshme; janë të gjitha me termoizolim dhe kushte më të mira seç ishin, për t’ua lënë trashëgimi fëmijëve”, tha Veliaj.

Tomorr Çullhaj, kryefamiljari i një prej shtëpive që po ringrihen nga e para në fshatin Stërbeg, u shpreh shumë i lumtur sepse iu zgjidh një problem i madh.

“Jemi gëzuar shumë. S’ma merrte mendja se do vinte kjo ditë. Vetë s’kishim për ta bërë ndonjëherë,” u shpreh ai.

Më tej në turin e tij ditën e sotme në Rrogozhinë, Veliaj tha se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë të qartë humbjen në 25 prill. Sipas Veliajt, këtë e vërteton lehtë fakti se as PD dhe as LSI nuk thonë gjysmë fjale për procesin e rindërtimit, madje për ta rindërtimi nuk ekziston.

“Të bësh program ekonomik për të ardhur në qeveri dhe të mos thuash një fjalë për tërmetin, do të thotë se nuk ke ndërmend të fitosh, se po të besoje që do të fitoje, do t’i thojë dy fjalë për hallin më aktual që kemi. Fakti se tërmetin nuk e kanë fare në program, do të thotë: e para, se e dinë që s’do vijnë në qeveri, dhe e dyta, e dinë që më mirë s’e ne nuk e bën askush tjetër rindërtimin”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Berisha pas humbjes në zgjedhje/ U kërkoj shqiptarëve të kenë durim, tani fillon lufta!

Po ashtu më tej ai shtoi se edhe Monika Kryemadhi, nëse do ta kishte seriozisht zotimin për bebet, do t’ua kishte dhënë 50 mijë lekëshin në vitet 2011-2015, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës së bashku me Lulzim Bashën.

“Flasin për bebet… katër vjet në Bashkinë e Tiranës, si Mona, si Luli, nuk e dhanë çekun prej 50 mijë lekësh për bebet. Ende ka njerëz në gjykatë, që thonë: “Pse s’mi dhatë ato lekë?!” Këta e kishin shansin të falnin vilat, të jepnin lekët e bebeve, të bënin shtëpitë e tërmetit dhe të flisnin për tërmetin. Fakti që asnjë nga këto punë nuk i kanë në radar, do të thotë se as ata vetë s’e besojnë që do kenë shansin të qeverisin e t’i mbarojnë këto punë”, u shpreh drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV