Aktivistja ‘thumbon’ Kryemadhin, “kur shisnim qepe une e nëna jote”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish e përndjekura politike dhe aktivistja e njohur Ajtanga Lubonja me anë të një statusi në Facebook është kthyer pas në kohë, duke na treguar të pathëna për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin. Ajo na tregon një histori që jo shumë veta e dinë, shprehet se Monika nuk duhet të thotë se vjen nga një familje e pasur kur në të vërtet është bërë e pasur pasi i shoqi u ngrit në detyrë si Kryeministër.

“Vendosa te buzeqesh edhe une!Lotet,ulerimat,vuajtjet…me prune deri ketu ne mes te asgjese!Kure isha e re dhe kisha endra,nje komshije plake theshte gjithemone “lutuni Zotit t’ku japi pese pare mend,sa te lidhni ushkuret,te tjerat t’ja ju ja japi fat!Sa fjale te mencura paska thene!Mundohu sa te duash,mundohu te punoshme ndershmeri,jo jo pa fatin dhe pisllekun nuk fitoke gje!Keto dite qe fle e zgjohem ne nje shtepi te vertete,me duket nga momenti ne moment…mbaroi filmi,dil me rruge te madhe!Pse nuk ndodh!?

Ne nje portal pashe Moniken me Carlo Bolinon qe ziheshin per ndershmeri!Monika i thesh qe une e pasur u bera nga babai,qesha se mu kujtua kure shisnim qepe une e Fatimja (nena e Monikes)ne Q.S!Jo moj cupe i thashe nga ekrani,ti u bere e pasur kure tu be burri Kryeminister!Po sa para ben…keto jane thene e ster thene,ato po asaj gozhde i bihen!Nuk pata nerva te degjoj Salinjanin…jane bubureca qe perdoren(pastaj i bije te luash koke a pil)!Nga hici u bene politikane bizesmene …dhe tani ne burg!Ah te kete te vazhdoje rradha,jane shume nga e majta e nga e djathta!Une buzeqesha njehere…ju pershendes!!!”/Fjala.al

Të fundit

Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion

Avokati i ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë...

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Shqipëria zë vendin e fundit mes 35 vendeve europiane sa i përket shpenzimeve për pensione për frymë, sipas të dhënave për vitin 2022. Me...

Skocia u detyrua të përballet me rolin e saj në skllavëri dhe të thotë: “Po, ishim ne”

Hannah Lavery* Si një vajzë e re që u rrita në Edinburg, më mësuan se ky qytet ishte ndërtuar mbi gjeniun e Iluminizmit skocez. Kjo...

Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!

Një episod i pazakontë është regjistruar në metronë e Romës, ku një vendas ka shpërthyer me zemërim ndaj një grupi turistësh të rinj meksikanë...

Trump afroi nëndetëset bërthamore pranë Rusisë, reagon Kremlini

Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar njoftoi për dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore afër Rusisë, pas një...

Lajme të tjera

Web TV