Nuk ishin 2 tërmete, por një i vetëm që zgjati 10 sekonda

Në panik e sipër, në media sociale është përhapur lajmi se kanë rënë dy tërmete në zonën e Durrësit dhe të ndjera fort edhe në Tiranë.

Sipas të gjitha burimeve zyrtare të informacionit saktësohet për një tërmet të shkallës 4.8 Rihter i cili zgjati rreth 10 sekonda.

Vetëm pak më parë Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se tërmeti ishte me magnitudë  4.8 me thellësi 7 km me epiqendër 3 km ne veri të fshatit Bubq.