VIDEO-Tërmeti shkund Tiranën dhe Durrësin/ Njerëzit dalin në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëkundjet e forta të tërmetit me mangitudë 5.4 të shkallës rihter kanë shkaktuar panik te banorët e qytetit të Durrësit dhe atyre të Tiranës, dy qytete ku është ndjerë më shumë lëkundja sizmike.

Në Tiranë njerëzit dynden nëpër makina

Në kryeqytet është krijuar një kaos me trafikun teksa qytetarë të shumtë kanë dalë nga banesat për t’u vendosur në makinat e tyre, pasi i druhen lëkundjeve të tjera të tërmetit.

Trafiku në Tiranë 
Epiqendra e tërmetit e cila ishte në Hamallaj të Durrësit ka shkaktuar panik gjithashtu edhe tek banorët e qytetit bregdetar, të cilët janë edhe më pranë vatrës së tërmetit, shto faktin që vitin e kaluar ky qytet u godit nga tërmeti shkatërrimtar ku vrau 51 persona.

Banorët e Durrësit dalin në rrugë

Ashtu siç duket edhe në videot e dërguara në redaksinë e Fjala.al, qytetarët kanë dalë në rrugë bashkë me fëmijët nga frika e pasgoditjeve.

LEXO EDHE:

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka dëme materiale nga lëkundjet sizmike, e cila ishte me një thellësi prej 10 kilometrash dhe 29 kilometra nga Durrësi. Kjo është lëkundja më e fortë sizmike që godet sërish vendin tonë me epiqendër po në Durrës që pas atij të 26 nëntorit të vitit të kaluar që ishte 6.4 të shkallës rihter dhe që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të shumta materiale. /Fjala.al/

LEXO EDHE:

Njihuni me 11 tërmetet më të fuqishme dhe më shkatërrimtare në botë

Të fundit

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

Lajme të tjera

Web TV