Rusia ka dëbuar disa diplomatë nga Gjermania, Suedia dhe Polonia.
Ministria e Jashtme në Rusi ka njoftuar dëbimin e diplomatëve nga vendet e Bashkimit Europian që morën pjesë në protesta të mbajtura në mbështetje të opozitarit Alexei Navalny.
Njoftimi erdhi pak orë pasi shefi i punëve të Jashtme të BE Josep Borrell u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.
Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme suedeze ka mohuar që diplomati i tyre të ketë marrë pjesë në demonstratë.