“Do të të bëjmë ushqim për derrat ty dhe familje tënde”, kërcënohet me jetë shefi i sektorit të krimeve në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërcënohet me jetë shefi i sektorit të krimeve në Gramsh, Sokol Novaku.

Në numrin celular të policisë që mbante Novaku i ka mbërritur një mesazh kërcënues nga një person ende i paidentifikuar.

Novaku rreth 10 ditë më parë u transferua shef krimesh në komisariatin e policisë Gramsh. Me parë ka qenë Shef i komisariatit numër 2 në Tiranë dhe shefi i sektorit të lëndëve narkotike në drejtorinë e Elbasanit. Në drejtorinë e Policisë Elbasan ai u emërua shef i sektorit të narkotikeve dhe qëndroi 4 muaj.

Ka qenë vetë Novaku i cili ka depozituar 2 ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë me anë të telefonit. Në lidhje me kërcënimet e marra në drejtorinë vendore të policisë Elbasan në bashkëpunim të ngushte me prokurorinë e rrethit është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

“Mos kujto se kemi harruar për ato 4 kilet që na keni kapur. Do të të bëjmë ushqim për derrat ty dhe familje tënde…”- shkruan midis të tjerash mesazhi. Ndërsa më tej i thuhet se “i ke ditët e numëruara”.

Të fundit

Veliaj uron 1 Qershorin: Nuk kemi rreshtur së punuari për fëmijët tanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar festën e 1 Qershorit për gjithë fëmijët. “Si sot, 9...

Sfida me Serbinë, Taulant Balla i “bashkohet” Kombëtares kuqezi

Të shtunën në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës për t’u përballur me Serbinë. Djemtë kuqezi do të kërkojnë...

Përplasen dy makina në Pogradec, shpëton mrekullisht fëmija

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në Pogradec. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar edhe të lënduar. Drejtuesi i një...

Zoo Park hapi dyert për fëmijët në ditën e 1 Qershorit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, Kopshti Zoologjik i Tiranës u shndërrua në një vend të mbushur me hare, ngjyra...

Ipeshkvi i Dioqesës së Sapës: Mos e shkatërroni familjen me divorce

Përballë sfidave të vështira, shoqëria ka nevojë për më shumë besim, durim dhe mirësi, tha kreu i Kishës Katolike në veri të Shqipërisë, Monsinjor...

Lajme të tjera

Web TV