“Le ta marr Covid-in prej teje”/ Banorja i zgjat dorën për ta takuar, Rama: A je në terezi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme punimet për ndërtimin e lagjes së re në Ndoq, bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ahmetaj deklaroi se zërat se qeveria nuk do i shpronësojë banorët e zonës apo nuk i lë të shesin shtëpitë janë gënjeshtra elektorale.

“Familjet po kthehen në shtëpi. Një pjesë e atyre që shtëpitë I kanë në pika që nuk janë të favorshme mund të marrin paratë në dorë. Sugjerimi duhet të jetë që të mos e ndërtojnë atje. Që të gjejnë një zgjidhje tjetër me shumën që kanë. Ata që presin apartamente edhe për ata do fillojë. Një pjesë e tyre duhet të presin ende.

Për çdo kalim afati, qeveria, bashkia do të paguajnë një penalitet. Ai e ka kontratë me vlerë noteriale dhe nëse do të kërkojë llogari për hedhje në gjykatë le të shkojë. Maskarallëqetë po shtohen për shkak të zgjedhjeve. Këto janë dokrra, që shtëpinë do iua marrë qeveria. Por megjithatë njerëzit kanë të drejtën e tyre”, tha Rama.

Rama u takua me edhe një çift banorë të zonës. Zonja e shtëpisë iu drejtua kreut të qeverisë për t’i dhënë dorën në formë përshëndetëse, por ky i fundit refuzoi duke e këshilluar të bëjë kujdes për shkak të COVID.

Lexo edhe :  Sërish bllokime rrugësh në vend, ja cilat akse do të mbyllen përkohësisht

Edi Rama: Do ju shtohen shumë komshinjtë

Banorja e zonës: Ju rrofshi. Jam burrë e grua, kam dy goca. Çfarë do bëhet me tokën time

Arben Ahmetaj: Me ligjin e rindërtimit ti e ke të drejtën të marrësh paratë e tokës ose metra katrore

Banorja e zonës: Më hoqën vendin e lopës

Edi Rama: Po të hoqën vendin e lopës, të japim vend tjetër për lopën

Edi Rama: Kush të merr në telefon

Edi Rama: Jepja këtij të flaës

Banorja e zonës: Kush flet me vjehrrën, kush e do vjehrrën

Edi Rama: Do më lësh të flas apo jo, jam I vetmi kryeministër në botë që kudo ku shkoj kërkon fjalën

Banorja e zonës: Rrofsh kryeministër

Banorja e zonës: Le ta marr COVIDIN sot prej teje

Edi Rama: A je në terezi. Puna është të heqësh zakonin se prej meje nuk e merr COVID

Banorja e zonës: Ti je qytetar o non

Edi Rama: Puna është të heqësh zakonin

Banorja e zonës: Të tjerët nuk i takoj unë

Edi Rama: Këtë zonjën të sugjeroj ta marrësh supervizore për punëtorët.  Çfarë bën ti këtu, pse rri këtu, po të kesh këtë supervizore nuk rri këtu ti, shkon punon. Inxhinieri ora 4, thotë dhe ikën I pari. Ti duhet të ikësh i fundit

Të fundit

Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Nga Skënder Minxhozi Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja...

Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji diellore, që synojnë të realizojnë...

Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!

Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit shqiptar të Sazanit, pasi këtu do të investohet nga Jared Kushner, ky dhëndri i Presidentit...

Shqipëria që meritojmë dhe Lezha që duam!

Ulsi Manja “Një model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime.” Në zemër të kësaj vere të nxehtë, një ndjesi e re po mbush...

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën/ PD ka humbur 309 vota

Sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Procesi pritet të nisë në orën 09:00,...

Lajme të tjera

Web TV