Vdekja e Emiliano Sala-s, Cardiff ngre padi penale ndaj Nantes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beteja ligjore midis klubit të Cardiff dhe Nantes nuk ka mbaruar ende, ndonëse ka kaluar plot një vit nga vdekja në aksidentin tragjik e lojtarit argjentinas Emiliano Sala.

Të dyja skuadrat akuzojnë njëra-tjetrën për pjesën financiare, kjo pasi kalimi i sulmuesit nga Ligue 1 te Premier League u ndërpre në mënyrë fatale.

Klubet kishin rënë dakord që kalimi i lojtarit të shkonte në shifrën e 30 milionë eurove, por gjatë udhëtimit të Salas për te klubi i ri avioni u rrëzua në ngushticën e Le Mans, duke shkaktuar vdekjen e tij dhe të pilotit, David Ibbotson. Pas përballjes para drejtësisë sportive dhe pritjes së vendimit të KAS, kanë dalë disa padi të tjera.

“L’Equipe” raporton se  Cardiff ka ngritur padi kundër një pale anonime për të verifikuar përgjegjësinë e klubit të Nantes, presidentit dhe pronarit të tij në operacionin për transferimin e Emiliano Sala, që solli edhe vdekjen e lojtarit.

Kjo padi është ngritur mbi disa faktor të konsideruar si “shqetësues” mbi organizimin e udhëtimit dhe avionit që u përfshi në aksidentin fatal./Fjala.al/

Të fundit

“Mbylle gojën, vogëlush”/ Ministri polak tallet me Elon Musk, pas përplasjes me Trump

Më 9 mars Elon Musk shkroi në X (ish-Tëitter) se sistemi i tij i Starlinkut është boshti kurrizor i...

Ndeshja Shqipëri-Serbi!/ Zona pranë stadiumit do ketë bllokim të pjesshëm sot dhe nesër

Policia e Shtetit ka bërë me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i Serbisë deri te stadiumi “Arena Kombëtare” do të...

Plagosja e çiftit në Gosë të Kavajës, shkak u bë qeni

Qeni i zhurmshëm, që lehte nëpër lagje, duket se ka qenë burimi i konfliktit në fshatin Gosë të Rrogozhinës, që çoi në plagosjen e...

Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë/ Masa të rrepta sigurie. Bllokohen rrugë shtesë

Kombëtarja e Serbisë ka mbërritur në Tiranë, ku do të luajë të shtunën në mbrëmje ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Shqipërisë në...

Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues? Topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

Mediat ukrainase dhe ruse raportuan se objekte të shndritshme u panë në qiellin mbi Kazakistan të enjten në mbrëmje dhe në kanalet ruse të...

Lajme të tjera

Web TV