Rama: Masat e reja duhen respektuar rigorozisht duke filluar nga partitë politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe një herë masat e reja kufizuese të komunikuara sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se masat duhen zbatuar në mënyrë rigoroze, duke filluar nga partitë politike të parat pa përjashtim dhe deri tek çdo individ.

Ai thotë se ora policore dhe njësitë tregtare do të mikëqyren rreptësisht.

Duke filluar nga dita e nesërme, do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 20:00 – 06:00 ku përjashtim bëjnë emergjencat shëndetësore apo persona në punë.

I njëjti kufizim do të jetë edhe për baret, restorantet e lokalet. Shkollat e mesme në 7 bashki do të vijojnë mësimin online.

Postimi i kryeministrit:

“Masat e reja duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikqyren rreptësisht.

Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej

Kufizimi i lëvizjes së popullatës nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore apo motive pune. Personat që lëvizin për arsye pune pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.

Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shërbimin në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar protokollet AntiCovid.

Lexo edhe :  Punëtorët të pambrojtur, CEO i SIGAL: Sigurimi shpëton familjet nga pasojat financiare

Shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të zhvillojnë mësimin online, nga data 11.02.2021 deri në datën 26.02.2021.

Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë të domosdoshme, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.”, shkruan Rama.

Të fundit

Kina shqetësohet nga rënia e lindshmërisë, ofron deri në 1,500 dollarë për prindërit

Prindërve në Kinë po u ofrohen 3,600 juan (500 dollarë) në vit për çdo fëmijë nën tre vjeç si...

Ministri Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit historik Chambery në Francë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës...

SPAK e thirri për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve/ Avokati i Metës: Jam me pushime

SPAK kishte thirrur sot edhe ish-presidentin Ilir Meta për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, 9 muaj pas arrestimit të tij. Meta pritej që të shkonte sot në...

“I hap derën djalit plangprishës”/ Adriana Kalaja mesazhe të koduara Berishës

Në Partinë Demokratike vijojnë të dalin në dritë pakënaqësitë dhe tensionet e brendshme. Pas Çim Pekës një ditë më parë që sulmoi Belind Këlliçin,...

Skema Kombëtare, AZHBR: Mbi 1400 fermerë përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore

Mbi 1400 aplikime janë shpallur përfitues të Masës 5 të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025: Kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike. Agjencia...

Lajme të tjera

Web TV