Hetimi i dosjes 184, Alibeaj: Arben Kraja një shërbëtor tjetër i Edi Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, tha se vendimi për të mos hetuar dosjen 184 për vjedhje të zgjedhjeve në Dibër, minon besimin te SPAK dhe rrezikon ta kthejë atë në pjesë të Partisë Socialiste.

Deklarata e plotë:

Hetuesi i diktaturës komuniste, që sot drejton Prokurinë e Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, nuk është emëruar në krye të SPAK-ut për të ndëshkuar politikanët me pushtet, por për t’i mbrojtur ata.

Vendimi i tij i paligjshëm dhe politik për të mos hetuar krimin e rëndë të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër i shërben kreut të grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, i cili urdhëroi masakrën elektorale të Dibrës 3 vjet e gjysëm më parë.

Pas vendimit që synon varrosjen e dosjes 184 dhe çlirimit penal të Edi Ramës e Damian Gjiknurit nga akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Partia Demokratike e konsideron Arben Krajën një shërbëtor tjetër të Edi Ramës në drejtësi./Fjala.al

Të fundit

Çim Peka “harron” Ramën, e gjen problemin te Linda Rama: E shkëputur nga realiteti

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë më parë, ka dhënë një intervistë për revistën “NEWSBOMB” ku...

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të Maliqit. Adoleshenti u qëllua me...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i...

Igli Tare gjen sulmuesin e shumëkërkuar! Kushton 40 mln euro

Milani ka hedhur sytë nga Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për të gjetur një qendërsulmues për projektin e ri, drejtuesit kuqezinj...

Lajme të tjera

Web TV