Takimi i ministrit Lleshaj me ambasadoren Kim, reagon ambasada amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar rreth takimit të mbajtur mes ambasadores së re të SHBA-së me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ambasada shkruan se gjatë takimit ambasadorja Kim rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Postimi i ambasadës

Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Ministrin e Brendshëm Sander Lleshaj.

Gjatë takimit, Ambasadorja Kim rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mesazhi i Lleshajt
Me heret vete ministri Lleshaj shkruajt ne Twitter per takimin.

“Me kënaqësi prita dhe takova sot Ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Ndamë vlerësime të njëjta për nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, për rolin e pazëvendësueshëm të Policisë së Shtetit për suksesin e reformës në drejtësi, për projekte të reja bashkëpunimi me SHBA, për thellim të partneritetit mes institucioneve të sigurisë nga të dyja vendet dhe për çështje të tjera me rëndësi”- shkruajti ai.

Sipas Lleshaj, SHBA vijojnë të jenë partneri ynë i madh strategjik, përherë në krah dhe në mbështetje të përparimit të gjithanshëm të vendit tone.

Të fundit

Sulmet me dronë të Ukrainës/ Rusia: Hakmarrja është e pashmangshme

Rusia ka reaguar në lidhje me sulmin me dronë të Ukrainës gjatë fundjavës. Dmitry Medvedev, duke iu referuar sulmit të...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, ja deri kur do të vijojë procesi i shortit elektronik për biletat

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e atyre që kanë fituar...

E ka harruar Romeo Veshajn? Heidi Baci shijon pushimet në jug me djalin misterioz!

Heidi Baci është tashmë një nga personazhet më të dashur të publikut. Ajo u bë e njohur nga pjesëmarrja e saj në "Grande Fratello"...

Fati i Berishës në duart e treshes së “hekurt” të GJKKO

Dosja “Partizani” është një nga çështjet më të bujshme të drejtësisë shqiptare, me jehonë politike dhe publike të jashtëzakonshme. Në qendër të saj është...

Pagat e jugut “boshatisin” Tiranën nga kamarierët

Zhvendosja e rinisë dhe jo vetëm nga kryeqyteti për të punuar në jug të vendit gjatë sezonit veror po hap shkakton probleme për baret...

Lajme të tjera

Web TV