Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin, Balla thirje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, vijon puna për hapjen e rrugëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në aksin Elbasan-Qafë-Thanë, Balla thirrje qytetarëve të qëndroijnë në shtëpi, ndërsa vijon  puna për mbajtjen hapur të rrugëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka dalë në terren për të parë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin orët e fundit.

Teksa pa nga afër punën që po kryhet për pastrimin e aksit kombëtar Elbasan-Qafë Thanë, Balla, tha se është hedhur kripë që herët në mëngjes.

“Këto nuk janë reshje normale dëbore, por një stuhi dëbore me temperatura tepër të ulta. I bëj banorëve të qëndrojnë në shtëpi ndërsa punohet për mbajtjen hapur të rrugëve. Kjo është një stuhi dëbore, intensiteti i reshjeve dhe temperaturat shumë të ulta minus 3 dhe minus 4 e bëjnë të pamundur që ne të garantojmë pastrimin e rrugëve në çdo cep të territorit. Puna do të vazhdojë . I bëj thirrje banorëve dhe do tju sugjetoja të mos lëviznin me makina. Ambulancat dhe çdo shërbim tjetër do të jetë në dispozicion derisa të garantohet që pastrimi i rrugëve  të jetë në çdo cep mirë do të ishte të qendronit në shtëpi. Qendroni në shtëpi dhe për shkak të COVID-19”, deklaroi Balla.

Gjithashtu Balla i bën thirrje banotëve që për çdo nevojë shëndetësore telefononi në 1️⃣2️⃣7️⃣

 

Të fundit

Zgjedhje në Tiranë? Rama mesazh drejtuesve të Bashkisë: Dilni në terren!

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite deputetët e zgjedhur nga 11 maji për qarkun e Tiranës dhe drejtuesit...

Guardia Di Finanza publikon pamjet e sekuestrimit të pasurive të Suel e Mario Çelës

Autoritetet italiane kanë publikuar pamjet e operacionit ku u sekuestruan pasuritë e vellezërve Suel dhe Mario Çela, me vlerë rreth 4 milionë euro. Mediat italiane...

Braçe: Carlo Bollino sulmohet sepse është kontributori kryesor për median shqiptare

Prezantimi i Strategjisë Kombëtare kundër Dezinformimit në seancën plenare të Kuvendit, u përdor nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka për të sulmuar...

Konfirmohet rasti i parë i murtajës për delet dhe dhitë në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e ruminantëve të vegjël (dhenve dhe dhive)...

1 kg kokainë në makinë! Karabinierët kapin mat shqiptarin dhe i vënë prangat

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap duke transportuar një kilogramë kokainë. Sipas raportimeve në mediat italiane, operacioni...

Lajme të tjera

Web TV