U gjet i mbytur në liqenin e Pogradecit, viktima vëllai i aktores Marjeta Ljarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas njoftimi të parë së një trup i pajetë është gjetur në Liqenin e Pogradecit, është konfirmuar nga Policia se bëhet fjalë për vëllain e aktores së mirënjohur Marjeta Ljarja.

Trupi i pajetë i 60 vjeçarit Sotiraq Ilo është transportuar në spitalin e Morgut. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit.

Policia e Pogradecit ka mbërritur menjëherë në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Aktorja Marjeta Ljarja pak kohë më parë humbi të shoqin, artistin e mirënjohur Rikard Ljarja. Artisti i njohur i filmit u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rendë

“Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.  Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

Të fundit

“Vrasës, kthehuni në shtëpi!”/ Familja hebreje sulmohet në Milano

Një burrë hebre francez u sulmua dhe u nxor nga një stacion benzine në Lainate, pranë Milanos, duke bërtitur...

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, bllokohet qarkullimi

Reshje e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit....

Holokausti: Kampi i Përqendrimit Dachau çlirohet nga trupat amerikane

29 prill 1945 – Lufta e Dytë Botërore  Më 29 prill 1945, trupat amerikane të Divizionit të 45-të të Ushtrisë së SHBA hynë në një...

Velipoja në fokus/ Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga plazhi i Velipojës, ku shihen efektivët e policisë dhe IMT-së në aksionin për lirimin...

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Fond i kufizuar

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri...

Lajme të tjera

Web TV