Palestinezi godet me thikë taksistin në Durrës dhe kërkon t’i marrë makinën, arrestohet nga policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas palestinez me iniciale M.B, 32 vjeç është arrestuar nga policia, pasi ka plagosur një taksist në Durrës dy ditë më parë.

Mësohet se autori palestinez ka hyrë klandestin në vendin tonë për të kaluar më pas në Itali.

Nga Tirana, palestinezi ka marrë një taksi për të shkuar në Durrës, saktësisht me destinacion Fllakën.

Kur ka mbërritur në Fllakë, ai ka nxjerrë një thikë dhe ja ka vendosur taksistit në fyt e i ka kërkuar të zbresë dhe t’ia dorëzojë atij makinën.

Shoferi i taksisë nuk i është bindur dhe është përleshur me palestinezin. Në përleshje e sipër palestinezi e ka goditur 2 herë me thikë taksistin duke i shkaktuar plagë në dorë. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Fill pas kësaj taksisti ka njoftuar policinë. Policia e Shijakut ka ngritur shërbime në bazë të përshkrimit të tipareve, trupit dhe moshës dhe ka arritur ta kapë e ta prangosë palestinezin. Ai u gjet në një rrugë dytësore në Rrashbull të Durrësit.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., 23 vjeç, pasi në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit,-‘ njoftoi policia.

 

Të fundit

Grevë në 13 aeroporte të Gjermanisë, anulohen katër fluturime nga Prishtina

Një grevë njëditore në 13 aeroporte gjermane çoi në pezullimin e shumicës së fluturimeve, përfshirë katër fluturime nga Aeroporti...

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit stërvitje të përbashkët me FA-të në Zall Herr

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka njoftuar në rrjetet sociale se sot fusha e futbollit në Zall Herr u shndërrua në një terren stërvitor...

Ironizon juristi/ Mijëra të sapo diplomuar duan të katapultohen deputetë për 24 orë

Juristi Kreshnik Spahiu flet për kandidaturat për deputetë në PS, nisur edhe nga deklarata e Ramës se shumica e grupit parlamentar do të garojë në listë...

U vodh nga muzeu rreth 50 vjet më parë, gruaja refuzon të dorëzojë pikturën

Piktura ‘Madonna and Child’ (Maddona dhe Fëmija) e shekullit të 16-të u zhduk pa lënë gjurmë pasi u vodh nga një muze në Italinë...

Berishës s’i del inati: Votuat në 5 minuta arrestimin tim, karma ju vjen prapa

Opozita dhe maxhoranca e përdorën foltoren e kuvendit për të bërë fushatë elektorale. Sali Berisha renditi ata që i quan ‘zezat’ e kësaj qeverie...

Lajme të tjera

Web TV