Kuvendi rrëzon dy dekrete të presidentit Meta, miratohen dy projekligje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme plenare, në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, miratoi dy projektligje, dy projektvendime dhe rrëzoi dy dekrete te Presidentit të Republikës.

Dy projektligjet e miratuara në seancë ishin: projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 44/2012 “Për shëndetin mendor” të ndryshuar”.

Dy projektvendimet e miratuara nga seanca e sotme plenare ishin: projektvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive plesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021” dhe projektvendimi “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”.

Ndërsa, dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.912, datë 11.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 151/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”” dhe dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.915, datë 14.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 168/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore” të ndryshuar”” ishin dy dekretet e rrëzuara nga seanca e sotme.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” plotësonte disa mangësi të vërejtura gjatë kohës së tij të zbatimit, duke garantuar përmirësimin e funksionimit të Forcave të Armatosura, rendin dhe disiplinën e ushtarakëve të Forcave të Armatosura përmes përcaktimit të një liste të alternativave të shkeljeve që mund të kryen gjatë ushtrimit të detyrës nga ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë së bashku me listimin e disa lloje  masash disiplinore për secilën shkelje. Ky projektligj gjeti mbështetjen e diskutantit në emër të grupit të Partisë Socialiste, z. Xhemal Qefalia dhe në fund të diskutimeve, u miratua me 83 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim.

Lexo edhe :  Vota e diasporës, ja sa shqiptarë janë regjistruar deri më tani

Projektligji tjetër, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 44/2012 “Për shëndetin mendor” të ndryshuar””, bën të mundur reflektimin e rekomandimeve të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës së Këshillit të Evropës (CPT), të përfshira në raportin e publikuar në shtator të vitit 2019, pas vizitës së tyre në vendin tonë në datat 29-30 nëntor 2018. Projektligji gjeti mbështetjen me 91 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim.

Projektvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021” u miratua me 84 vota pro, 14 kundër dhe 5 abstenim, ndërsa projektvendimi tjetër, “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, u miratua me 83 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim.

Të dy dekretet e ardhura nga Presidenti i Republikës u rrëzuan. Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.912, datë 11.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 151/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”” mori 14 vota pro, 77 kundër dhe 9 abstenim, ndërsa dhe dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.915, datë 14.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 168/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore” të ndryshuar”” mori 13 vota pro, 79 kundër dhe 10 abstenim.

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV