Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të shtyjë sërish seancën për shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha.
Nënkryetari i KLGJ Maks Qoku ka deklaruar se magjistralja duhet të saktësojë vullnetin për të qenë në seancë dhe sa i takon kërkesave të tjera, ato të diskutohet pas paraqitjes së mbrojtjes.
Seanca shtyhet më 25 shkurt dhe avokati duhet të depozitojë mbrojtjen me shkrim më 23 shkurt.