Zgjedhjet, ndryshimi është jetik për të ardhmen e demokracisë së vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Shqipëria jonë e vogël, vendi i vështirësive të mëdha, fatkeqësisht me çështje të pa zgjidhura ende e me probleme shqetësuese që vazhdojnë, kërkon dhe i duhet ndryshimi për një fillim të mbarë dhe zgjedhjet e 25 Prillit janë një mundësi për të mos u humbur. Çdo shqiptar të besojë se ka në dorë një mundësi, nëpërmjet votës së vet, që duke u bashkuar, afron një të ardhme të dëshiruar, më të mirë se e tashmja. Vota është e vetmja forcë që na ka mbetur për tu ringritur shumë më ndryshe nga ku kemi vazhduar deri me sot.

Vendi ynë mbart mbi supe vështirësi pas vështirësie, pa ikur njëra, vjen tjetra, së fundmi, tërmeti i para një viti, pandemia, që vazhdon acarueshëm, përmbytjet e reja si në dimrat e vjetra, kriza ekonomike, permanente dhe keqmenaxhimi apo paaftësia për t’i mirëmenaxhuar këto situata të vështira, normalizimin e mundshëm, etj, etj. Të gjithë si shoqëri jemi të vendosur përballë një dite vendimtare, deçizive për të ardhmen tonë.

Të gjitha këto situata janë kambanë alarmi, që veç bien pa pushim që shqiptarët duhet të ndryshojnë. Të kujtojmë korrupsioni galopant në vendin tonë, ky fenomen shkatërrues, na ka lënë pa shtet e pa asgjë. Le të kujtojmë rastet kur na duhej shteti, dhe nuk ishte… Ky shtet që për vite të tëra i kërkon taksat dhe detyrimet me forcë, duke pasur si moto: burg, burg, burg për ata që nuk paguajnë, ka qenë refreni 8 viteve nga kryeministri.

Shtetet e tjera në raste fatkeqësish natyrore, krahas mobilizimit social deri në krye, kanë skuadrat e specializuara dhe mjetet e duhura për të iu ardhur në ndihmë qytetarëve të tyre, bizneseve të tyre, punës, familjeve, shkollave dhe shëndetit së pari, deri edhe fqinjëve apo vendeve mike. Ashtu si na u gjenden fqinjët tanë kur ra tërmeti, sepse skuadrat tona u panë që as edhe dorashka nuk kishin punonjësit e kërkim-shpëtimit, tek sa mundoheshin në gërmadha për të shpëtuar jetë.

Edhe qenin e kërkim shpëtimit e pritëm nga fqinjët, edhe pse për qenin akordohet një fond diku prej 1 milion dollarësh në vit, ne qen nuk kishim, sepse fondin e kishin kollufitur më parë “qentë e korrupsionit”, ata me dy këmbë bashkë me qenin e vërtetë të emergjencave. Dhe çuditë tek ne ndodhin rregullit. Qeveri a që duhej të dilte në terren gjatë tërmeti, u mbyll dhe shpërtheu rrugëve me Covid -19 kur kërkohet kujdesi dhe veçimi dhe befas u hodh në shtetrrethim, izolim të vendit si në diktaturë.

Shteti ynë ishte i papërgatitur për punët shtetërore, për ta organizuar përballimin në “mjekësinë falas” dhe në prodhimin “pa prodhim”, në ekonominë oligarkike. Premtimet e qeverisë në vitin 2013 që do të ndryshonte totalisht sistemin shëndetësor në vend, tani ngjan e si një anekdotë tallëse, si shumë premtime të pambajtura.

Konkretisht sistemi ynë shëndetësor është një dështim total. Ne nuk kemi kapacitetet spitalore për të përballuar situatën, mungesën e çdo gjëje, edhe pse qeveria mundohet ta fshehë apo zvogëlojë, kjo është e dukshme, e prekshme nga të gjithë qytetarët. Mungesë tamponësh, mungesë të aparaturave të oksigjenimit. Spitalet rajonale po hapen pas 1 viti pandemi. Kemi me mijëra qytetarë të infektuar nga Covid 19 që janë të detyruar të marrin para borxh për përballimin e blerjeve të medikamenteve të nevojshme, e mjaft problematika të tjera, që qytetarët prej mungesës së kushteve në masë refuzojnë dhe shmangin shtrimin në spital duke qëndruar e rrezikuar në shtëpi.

Lexo edhe :  Berisha 'mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Ndërkaq, shteti e “zgjidh” duke arrestuar mjekë e infermierë për korrupsion, kur korrupsioni më i madh është ai shtetëror. Izolimi absurd goditi fort ekonominë tonë të brishtë, e kemi thënë që qindra biznese ulen qepenat për të mos i ngritur më, e mijëra të tjerë humbën vendet e punës, por shteti ynë me arkën e boshatisur, nuk i përgjigjej dot situatës, veç bën propaganda dhunuese. Pse nuk shohin siç u përgjigjën shtetet e tjera qytetarëve të tyre, duke subvencionuar bizneset dhe qytetarët, të cilët humbën punën përkohësisht.

Propaganda, imazhet 3d të arritjeve virtuale duhet të marrin fund, ka ardhur koha të shohim të vërtetën në sy. Duhet ndryshim, e ndryshimi fillon nga 25 prilli duke votuar të lirë, me përgjegjësi shoqërore e vizion e besim, nuk mund të vazhdojmë më me pagat më të ulëta në Europë, pa infrastrukturë, pa drejtësi, po rend, pa ekonomi, pa shtet, qeveri dhe parlament si kafene të ngeshmish.

Vota e shqiptarëve me 25 prill duhet të shkojë për përfaqësues dinjitoz në parlament jo për persona të papërgjegjshëm të cilët e kanë kthyer parlamentin e çdo institucion shtetëror në makine të korrupsionit. Këto zgjedhje janë për të ndërtuar të ardhmen e dekadës që vjen, duke filluar nga e tashmja e që të startojmë pozitivisht, prandaj duhet ndryshim, duhet besim, duhet kurajo qytetare, për tu shkëputur nga e kaluara dhe nga vazhdimi i saj deri më tani. Qeveria e tanishme i kishte të gjitha shanset për të bërë diçka, ajo i ka të gjitha pushtetet, me timon, tepsi, tenxhere, kusi, dajre, para, arinj, etj.

Por shqiptarët janë më të varfër me të majtën, ndoshta e majta prandaj është për të varfrit që t’i mbajë të varfër. Kjo qeveri prodhon me sukses varfëri… Nuk mund ta le pa theksuar që e djathta shqiptare po shpalos një program tejet ambicioz, për rimëkëmbjen e ekonomisë, arsimit, rendit, bujqësisë, infrastrukturën, shëndetin, rinisë, kulturës.

E djathta sot na jep alternativën e së mirës, ka një kandidat për kryeministër i cili po shpalos çdo ditë vlera dhe besueshmëri për ndryshimin që të gjithë shqiptarët pavarësisht përkatësisë politike e duan të ndodhë. Kritiku dhe mendimtari spanjoll Miguel de Unamuno, (unë nuk po marr shembull autostradën e Spanjës, siç bën kryeministri, por një ide), ka thënë: “Progresi konsiston në ndryshim” e nëse duam progres duhet të sjellim ndryshim për të ardhmen dhe demokracinë e vendit.

 

Të fundit

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV