Protesta në të gjithë Katalonjën kundër burgosjes së reperit Pablo Hasél

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katalonja u përfshi nga protesta të dhunshme mbrëmjen e së martës kundër burgosjes së reperit Pablo Hasél. Policia arrestoi 15 protestues në të gjithë vendin.

Përleshjet dhe tension midis protestuesve dhe policisë u panë në Barcelonë, Girona, Vic dhe Lleida. Oficerët nuk i lanë të afroheshin në stacionin policor kombëtar spanjoll në Carrer de Bosch, dhe si përgjigje, demonstruesit hodhën objekte drejt oficerëve, duke përfshirë gurë dhe shishe qelqi. Policia u përpoq t’i shpërndajë ata duke qëlluar me plumba.

Disa nga 1,700 protestues – sipas qeverisë lokale të Barcelonës – i vunë flakën  kamionëve dhe motoçikletave  në kryqëzimin ndërmjet Via Augusta dhe Travessera de Gràcia, pranë një stacioni policor kombëtar spanjoll.

Të pranishmit në tubime u përpoqën të parandalonin që policia  t’u afrohej atyre duke vendosur mure mbrojtëse.

Forcat e policisë katalanase informuan se 17 agjentë të tyre mbetën të plagosur si rezultat i përplasjeve. Njëmbëdhjetë të lënduar u regjistruan në Vic, katër në Barcelona dhe dy në Lleida.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV