“Shpërblim për punonjësit”, Balluku me të zeza jep mesash ngushëllimi për humbjen e dy elektriçistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E veshur me të zeza ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të dy elektriçsitëve pasi makina me të cilën ata udhëtonin përfundoi në lumin Drin. Balluku tha se OSHEE do të kujdeset për familjet e dy punonjësve të rënë në krye të detyrës.

Ajo u shpreh se ka kërkuar nga drejtuesit e OSHEE dhe OST listat e punonjësve të këtyre dy ndërmarrjeve dhe kërkesën për shpërblim për secilin prej atyre që kanë punuar me vetëmohim për të mos lënë askënd në errësirë në kushtet ekstreme të motit.

“Me keqardhje dhe dhimbje të thellë njoftojmë humbjen e dy pjesëtarëve të OSHEE. Ismet Isaraj 64-vjeç dhe Selfo Kafa 52-vjeç me detyrë elektricist në degën e OSHEE Gjirokastër janë nisur për të riparuar një defekt. Pas ndërprerjes së kontakteve forcat e rendit dhe polumbarët kanë nisur kërkimet dhe bënë të mundur gjetjen e trupave të tyre.

Ismeti ka qenë 22 vite pjesë e kësaj familje dhe Selfo 34 vite pasi e kishte nisur punën në moshën 18-vjeçare aq vjeç sa është sot Fabiani i biri i tij.OSHEE do kujdeset për familjet e dy punonjësve të rënë në krye të detyrës. Ne jemi pranë tyre në këto momente të dhimbshme.

Respekt për heroizmin e punonjësve që kanë punuar me vetëmohim në kushte ekstreme për të riparuar çdo defekt, çdo dëm elektrik dhe për të mos lënë askënd pa energji. Kam kërkuar nga drejtuesi i OSHEE dhe OST të paraqesin kërkesën për shpërblim të punonjësve të këtyre dy ndërmarrjeve për të gjithë punën që kanë kryer këto ditë në kushtet e motit esktrem”, tha Balluku.

Të fundit

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte...

Milionerë për pak orë/ Mijëra norvegjezë të bindur se fituan lotarinë

Që nga krijimi i saj në vitin 2012, Eurojackpot ka qenë mjaft i suksesshëm, veçanërisht në Skandinavi. Çdo javë shortet mbahen në Helsinki dhe çmimi më...

Botërori i radhës në dimër? Katari bëhet gati, FIFA shqyrton opsionet

FIFA po shqyrton mundësinë që edicioni i ardhshëm i FIFA Club World Cup të zhvillohet gjatë dimrit, një ndryshim që mund të shkaktojë trazira...

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania

Motra e këngëtares së njohur, Enca, Uindi Haxhia, po hedh hapa të mëdha në karrierën e saj si opinioniste dhe moderatore. Uindi shprehu interesimin...

Trump-Harvard, Shtëpia e Bardhë kërcënon me ndërprerjen e fondeve federale

Universiteti i Harvardit dështoi të mbronte studentët hebrenj nga ngacmimet, arriti në përfundimin administrata Trump pas një hetimi, duke kërcënuar se do të shkurtojë...

Lajme të tjera

Web TV