Merret vendimi për imamin shqiptar, dhunoi ish-bashkëshorten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi ushtroi dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-bashkëshortes së tij me origjinë nga Singapori, jepet vendimi për dëbimin e imamit shqiptarë, Fehmi Dragusha, nga Zvicra. Dragusha asnjëherë nuk ka pranuar këtë vendim, imami para dy muajsh kur është bërë edhe denoncimi, në një intervistë ka thënë se asgjë nuk është e vërtetë dhe se ka pasur mardhënie shumë të mira më ish-bashkëshorten e tij, por tani është marrë vendimi dhe ai do të kryej dënimin në Kosovë, duke e dëbuar nga Zvicra. Imami ka jetuar në Zvicër për rreth 10 vjet ku kryente dhe aktivitetin e tij.

Imami ka shprehur dëshirën ta vuante në Zvicër dhe jo në Kosovë, por, kërkesa e tij nuk është marrë parasysh. Dragusha shkruan në rrjetet sociale: ”Pas vendimit të Gjykatës Federale, unë duhet ta lë Zvicrën derisa kjo çështje të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut. Për të parë nga afër realitetin se ku ka gabuar Gjykata Federale e Zvicrës, duke mos pasur asnjë padi në Polici dhe duke mos qenë nën hetime, ata pa të drejtë lëshuan vendimin se unë kinse kam rrahur dhe keqtrajtuar ish-gruan time”.

Ai ka thënë se çështja e tij është e politizuar dhe se ai nuk ka kyer veprat për të cilat akuzohet, dhe po pret që pafajësia e tij të dalë nga Gjykatën e Strasburgut./Fjala.al

Të fundit

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar...

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e më e dukshme e krizës...

Drejtori i MZSH: Bashkitë nuk janë bashkëpunuese, problem uniformat e zjarrfikësve

Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Arben Cara ka kritikuar pushtetin lokal për moskrijimin e lehtësirave infrastrukturore për ekipet zjarrfikëse. “Strukturat e...

Nazizmi okult: Vril, Thule, dhe misioni metafizik i Adolf Hitlerit

Përgatiti: Leonard Veizi  (pjesa e dytë – vijon nga numri i kaluar) Kur Xhimi Marrs hedh idenë se Adolf Hitleri ishte dërguar nga Ditrih Ekart për...

Rama për zjarret: Dy ditë e net ekstremisht të vështira, flakët kanë qenë të pamëshirshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira...

Lajme të tjera

Web TV