“Muajt e ardhshëm mund të jenë një makth”, ekspertët paralajmërojnë një tjetër valë të pandemisë Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia Covid-19 ka mbërthyer gjithë botën duke shkaktuar miliona të infektuar e të vdekur. Kjo luftë, sipas ekpertëve nuk ka mbaruar ende. Në fakt, gjatë muajve të ardhshëm gjerat mund të shkojnë edhe më keq.
Vala tjetër e rritjes së infektimeve mund të jetë nga variantet e reja të Covid, paralajmërojnë ekpertët.

Ditën e sotme Andy Slavitt, këshilltari i vjetër i ekipit të përgjigjeve të Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë zbuloi se varianti B.1.1.7 nga Mbretëria e Bashkuar mund të jetë përgjegjës për një rritje të madhe të rasteve me Covid edhe pse procesi i vaksinimit vazhdon .
“Vala tjetër e rritjes së rasteve do të jetë me B117 . Fatkeqësisht në nuk mund ta parashikojmë të ardhmen dhe dimë qe ky virus ka qënë plot surpriza për ne që prej ardhjes së tij dhe mendoj se do të vijnë më shumë të tilla”, tha Slavitt.
Michael Osterholm, drejtori i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës, parashikoi gjithashtu se muajt e ardhshëm mund të jenë një makth.
“14 javët e ardhshëm mendoj se do të jenë më të këqijat e pandemisë”, tha ai.
Ai shtoi se kjo mund të komplikojë udhëzimet e lëshuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për rihapjen e shkollave . Sipas tij, vërshimi i varianteve të reja mund të rezultojë në mbyllje më të shpejtë.

Të fundit

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Lajme të tjera

Web TV