RENEA mësyn Shkodrën dhe Vlorën, kërkohen vrasësit e tjerë të Prengës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdojnë kërkimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës. Pas prangosjes së pesë personave në Shijak e Kavajë për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga, edhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërkohë mësohet se nga shkodran janë sjellë në Tiranë 3 persona.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se është ndërhyrë në tri banesa, dy në Bardhaj e një në Shkodër nga të cilat pretendohet se janë kërkuar gjurmë që çojnë tek përfshirja e tyre në vrasje. Por prej dy ditësh policia po e zhvendos ngjarjen në dy zona të tjera që pretendohet të jenë pjesë e këtij rrjeti të trafikut të drogës, ndërkohë që gjithnjë e më pak po flitet në lidhje me kapon e bandës Altin Hajrin, i cili nuk përmendet fare në asnjë të dhëna policore për këtë ngjarje.

Policia jonë ka pranuar se ka futur në përgjim familjen e viktimës për të shkuar tek autorët, por në fakt reagimi pas 10 ditëve e ka vënë policinë para një përgjegjësie të madhe dhe dyshimi për lidhje të forta me fisin Hajri.

Fillimisht u tha se autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së 49-vjeçarit janë evidentuar dhe nga kamerat e sigurisë së resortit “Golden”, por dyshimet bien edhe mbi faktin se nëse është kryer vrasja e tij brenda ambientit të ndërtesës luksoze, si është e mundur që nuk janë fshirë pamjet filmike.

Policia dje pranoi se kamerat e resortit dyshohet se kanë fiksuar edhe të arrestuarin e pestë që u ndalua në Kavajë, Festim Bexhdillin i cili akuzohet për fshehjen dhe asgjësimin e trupit të Prengës. 30-vjeçari Bexhdili dhe personat e tjerë shfaqen në kamera teksa hipin viktimën e mbështjellë me qese të zezë në një furgon të bardhë, i cili është sekuestruar nga policia.

Lexo edhe :  Shkrirje AKU-së? Ministrja Denaj: Të gjithë inspektorët do kalojnë në “filtër”

Policia deklaron se ngjarja ka ndodhur për konflikte të vëllait të viktimës në Angli, për shkak të pazareve të drogës, ndërsa ka dyshime se në rrëmbim janë përfshirë dhe dy grupe kriminale në Shkodër dhe Vlorë. 14 ditë pas rrëmbimit dhe vrasjes së Prengës, policia ende nuk ka lokalizuar trupin e viktimës, ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e kufomës.

Sektori për Krimet e Rënda në policinë e Tiranës dhe bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, por që deri tani nuk janë ndihmuar nga të arrestuarit. 4 autorët e arrestuar të martën kanë kyçur gojën para grupit hetimor, duke mos dhënë detaje për asgjësimin e trupit. Sot duhej të dilnin para gjykatës të 5 persona e arrestuar në lidhje me atë krim, por ende nuk ka asnjë njoftim nga për zhvillimin e seancës. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV