I dashuri i premtoi Shën Valentin në Dajt, por nuk e mbajti fjalën/ 22-vjeçarja tenton të vrasë veten, pret damarët dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata janë një çift të dashuruarish. Ai i kishte premtuar se ditën e Shën Valentinit do festonin në Dajt, por nuk e mbajti fjalën dhe e trishtuar 22-vjeçarja vendosi t’i japë fund jetës.

Mori thikën e kuzhinës, preu damarët e dorës së majtë dhe masandaj u pendua. Telefonoi të dashurin dhe i kërkoi ndihmë që ta dërgojë në spital, shkruan Gazeta Si. Çështja u raportua nga mjekët menjëherë sapo e reja ka mbërritur në spital.

“Jam e ndjeshme, A. më premtoi se do festonim në Dajt, por më pas tha që makina rrezikonte të rrëshqiste. Shkuam në shtëpinë e tij. Unë dhe A. kemi dy vjet të lidhur”, pohoi para policëve 22-vjecarja.

  1. R. shton se hyri e mërzitur në dhomën e A. dhe filloi të qajë dhe nga shqetësimi për mungesën e festimeve ka vendosur të presë damarët.

“Nuk më detyroi askush, shton e reja nga spitali, ishte një çast për të cilin u pendova menjëherë”, mbyll dhënien e deklaratës S. R, që u pyet nga oficerët e policisë mbrëmjen e 14 shkurtit teksa ende nuk ishte mbyllur festa e të dashuruarve.

Në spital së bashku me S. R gjendej edhe i dashuri i saj që i pyetur nga komisariati përkatës tha se e anuloi xhiron në Dajt për faj të dëborës, por e dashura e tij u grind dhe i kishte kërkuar ta kthente në banesë.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV