Covid në Berat/ Prej 1 jave qytetarët nuk kanë marrë përgjigjet e tamponëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Testet e Covid-19,të kryera në qytetin e Beratit nuk kanë marrë asnjë përgjigje që prej dt.11 Shkurt. Burime të sigurta dhe të besueshme brenda Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Berat bëjnë me dije se, ka vonesa të theksuara në dërgimin e përgjigjeve të tamponëve që kryhen çdo ditë në këtë institucion.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, përgjigjet e fundit të ardhura në këtë institucion janë ato të datës 11 shkurt dhe prej 7 ditësh nuk ka mbërritur asnjë përgjigje e testeve të kryera.

Kjo ka bërë që njerëzit që kanë kryer tamponin të ankohen në zyrat e këtij institucioni për vonesat në ardhjen e përgjigjeve. Sipas burimeve të këtij institucioni, që ka kryer çdo ditë jo vetëm marrjen e tamponëve por edhe hetimet epidemiologjike që prej fillimit të pandemisë, vonesat në mbërritjen e përgjigjeve ndikojnë edhe në përhapjen e shpejtë të kësaj epidemie.

Sipas mjekëve epidemiologë, vonesat prej 7-ditësh në mbërritjen e përgjigjeve të tamponëve, jo vetëm që përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të pacientit, i cili nuk mund të marrë mjekimin e duhur pa ditur nëse është “pozitiv” apo jo, por edhe rrezikojnë hetimin epidemiologjik të rasteve të tij të kontaktit, hetim që nuk mund të kryhet dot pa ardhur përgjigja e testit të pacientit.

Po kështu, burimet brenda Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Berat bëjnë me dije se pranë këtij institucioni ka mungesa të theksuara të testeve: PCR dhe rapid-test.

 

Të fundit

Si i thotë Guardiola “largohu” Alonsos? Me disa milionë euro më shumë…

Real Madrid po kërkon një mesfushor dhe Rodri është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka...

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, zbulohet plani

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë si produkte jo te dobishme....

‘Shqipëria Bëhet’: Ngjarja në Vlorë tregon se duhet reformë në polici

Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga efektivi i Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, ndaj një kamerieri 18-vjeçar në një...

Si ndikoi universiteti britanik në rritjen e racizmit (investigim)

Universiteti i Edinburgut, një nga institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze të arsimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur një rol “joproporcional” në...

Sarandë, 20-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete në banesën ku qëndronte për pushime në qytetin bregdetar të Sarandës. Ngjarja sipas policisë...

Lajme të tjera

Web TV