Ministrat e NATO-s, pa vendim për trupat në Afganistan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s nuk morën vendim në takimin e së enjtes nëse apo kur do të tërhiqeshin nga Afganistani, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, duke shtuar se aleatët përballen me një dilemë ndërsa dhuna po rritet përsëri.

Pas dy dekadash ndërhyrjeje ushtarake perëndimore dhe qindra miliarda dollarë investime, vendet e NATO-s hezitojnë të vënë në zbatim afatin e 1 majit dhe të rrezikojnë progresin drejt demokracisë tani që procesi i paqes është në ngërç.

“Në këtë fazë, ne nuk kemi marrë asnjë vendim përfundimtar për të ardhmen e pranisë sonë,” tha zoti Stoltenberg pas një videokonference me ministrat aleatë të mbrojtjes. “Ndërsa afrohet afati i 1 majit, aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të konsultohen nga afër dhe të koordinojnë në javët e ardhshme,” i tha ai një konference shtypi.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer tha të mërkurën se talibanët duhet të bëjnë më shumë për të përmbushur kushtet e marrëveshjes së tyre të paqes në vitin 2020 me Shtetet e Bashkuara për të lejuar tërheqjen e trupave të huaja.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken diskutoi për këtë çështje në një telefonatë të mërkurën me presidentin afgan Ashraf Ghani, duke përsëritur mbështetjen e SHBA për procesin e paqes, tha Departamenti i Shtetit.

Sulmet në Afganistan, duke përfshirë një bombë që vrau zv / guvernatorin e kryeqytetit Kabul në dhjetor, kanë bërë që anëtarët e Kongresit amerikan dhe grupeve ndërkombëtare të të drejtave të bëjnë thirrje për një shtyrje të tërheqjes, për të cilën u ra dakord kur Donald Trump ishte president i SHBA.

“Ne jemi përballur me shumë dilema dhe nuk ekzistojnë zgjidhje të lehta”, tha Stoltenberg.

“Nëse qëndrojmë përtej 1 majit, ne rrezikojmë më shumë dhunë, më shumë sulme kundër trupave tona … Por nëse largohemi, atëherë do të rrezikojmë gjithashtu që fitoret e arritura të na humbasin.”

Lexo edhe :  Sinjale alarmi nga Ballkani, duhen përgatitje për skenarin më të keq

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin premtoi të konsultohet me aleatët dhe partnerët për rrugën përpara, shtoi Stoltenberg.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV