Një aksident me pasojë vdekjen e një minatori është regjistruar sot në minierën e Bulqizës. Mësohet se 49-vjeçari, Fiqiri Karaj kishte mbetur i bllokuar nëntokë.
Ai ka humbur jetën në thellësi të galerisë.
Policia po heton në lidhje me dokumentin e plotë të ngjarjes në fjalë.