Ermal Mamaqi iu kthehet dashakeqësve: Nuk e kuptoj ca njerëzish jeni..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menjëherë pas premierës së filmit “I love Tropoja” lajme të shumta negative filluan të qarkullojnë në portale të ndryshme. Ishte faqja   “Tan Tropoja” e cila ju bëri thirrje qytetarëve të dilnin në protesta pasi sipas kësaj faqe Tropojanët se kanë për zakon të nderojnë mikun e shtëpisë me vajzën e vet.

Por nga ana tjetër ditën e sotme s’ka munguar as replika e Ermal Mamaqit  të  cilit i ka djegur ky sulm i papritur kundrejt tij .Në një postim në instagram Ermali shkruan:

“Miq desha t’ju sqaroj për një lajm dashakeq që ka dalë dje.Sipas këtij lajmi..”Në filmin tim Tropojani respekton mikun me vajzën e shpisë  duke e fut në krevat” e të tjera idiotësi si këto…Nuk e kuptoj ca lloj njerëzish janë kta që guxojnë të shpikin kshu lajmesh.

Ju sqaroj se është e kundërta.Nuk do guxoja kurrë ta bëja një gjë të tillë pasi mesazhi që jep filmi është pikërisht i kundërti.

Në film Troojanët dali ashtu si janë,njerëz të besës të traditës dhe të nderit.

Mbrëmë në pallatin e kongreseve ka qënë premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe filmi është ndjekur nga 2000 Tropojanë duke filluar nga Rexh Biberi (Kryetari i bashkisë Tropojë) dhe deri te Erzen Brecani.Të gjithë më falënderuan dhe më uruan për mesazhin që nxirrte filmi.

Ju ftoj të shihni filmin dhe të kënaqeni.Ju bëj me dije që i love Tropoja fillon turin e Evropës në dt 4 shkurt.

Dhe turi fillon me qytetin të cilit i dedikuam filmin.Në tropojë.

A ma shpjegon dot njeri që nëse do e kisha bërë filmin për të çnderuar Tropojanët si mund të shkoja ta shfaq këtë film për të gjithë ata?Mos u bëni pre e disa  faqeve ose fjalëve që nxisin urrejtje.Ata gënjejnë!!!Ju pres në Pallat të Kongreseve çdo ditë 6 herë në ditë.Ky film do jetë nr 1 në Kinematografinë Shqiptare. Ju dua Ermali.”

Të fundit

“Kodi i dhunës” në Parlament shtyn votimin për Kodin Zgjedhor

Seanca parlamentare e djeshme kishte në rendin e ditës miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, një projektligj i dakordësuar...

Erion Veliaj reagon nga paraburgimi: Dosje e kurdisur, gabime trashanike

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia e paraburgimit në Durrës, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të rikonfirmuar...

Rama-Berisha-Meta sulm mbi SPAK, KE, KLGJ dhe KLP i dalin në mbrojtje

Reforma në Drejtësi po përballet me një situatë të tensionuar.  Liderat politikë në të dy krahët vijojnë sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që po...

Mundësi të shkëlqyera për sukses…çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të enjten hëna është e kundërt prandaj vëmendje maksimale në marrëdhëniet me të tjerët. Në punë ndiheni...

Lajme të tjera

Web TV