Veliaj: PS ka përmirësuar jetën e qytetarëve sa herë ka drejtuar vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Partia Socialiste e ka përmirësuar jetën e gjithsecilit, sa herë ka drejtuar vendin”.

Kështu u shpreh sot, drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me banorët e Njësisë nr.4 në Tiranë. Sipas Veliajt programi i PS-së është më i miri për Shqipërinë, pasi ndihmon qytetarët në çdo stacion të jetës së tyre.

“Fyerja më e madhe është kur sjellin gjithë humbësit në Tiranë. LSI-ja ka sjellë këtu këdo që skualifikon “Vettingu”, të gjithë çfarë kanë dosje në SPAK. Është bërë kriter: që të jesh kandidat i LSI-së, sa më e madhe dosja e abuzimeve në SPAK, aq më të madh duhet ta kesh haraçin për të shpenzuar në fushatë. Kriter për të qenë kandidat i LSI-së është SPAK-u”, vijoi ai.
Veliaj shtoi se ashtu si në çdo njësi, edhe te Njësia 4, kanë qenë të shumtë ata që janë larguar nga radhët e LSI-së, pasi kuptuan se ajo ishte një parti private, që po ndante të majtën “për t’ia vënë në prehër Saliut”. Gjithashtu, Veliaj tha se mirëpret edhe të ardhurit nga PD-ja, të cilët panë se ishin në një parti me ish-komunistë e ish-sigurimsa.
“Më vjen shumë mirë kur dëgjoj se po afrohen gjithmonë e më shumë edhe ata që përkohësisht u larguan te LSI-ja, me shpresën se ishte një alternativë e majtë. Por, e kuptuan se ishte një parti private që do ta shqyejë të majtën, t’ia vërë në prehër Saliut. Edhe ata që po ikin nga PD-ja, më vjen mirë që janë bashkuar me ne, se e kuptuan që ata që ulërisnin “liri demokraci” në fakt ishin ish-komunistët, ish-sigurimsat. Saliu me shokë, sekretari i fundit i partisë”, sqaroi Veliaj.

 

Lexo edhe :  Në 1973 raportova lirshëm mbi Izraelin në luftë. Sot, censura e tij e ka bërë të pamundur

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV