Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, RENEA ‘zbarkon’ në Laç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat RENEA kanë zbarkuar sot në Laç, në kuadër të operacionit për arrestimin e autorit të vrasjes së Shkëlzen Kastratit.

Shkëlzen Kastrati, 42-vjeç u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 1 shkurtit në Fier. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, ku një person ende i paidentifikuar qëlloi ndaj tij me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Autori u largua nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Vrasja e Shkëlzen Kastratit mendohet të jetë vazhdim i vrasjes së ndodhur në shkurt të vitit 2016 te zona e quajtur Mulliri i Artë. Shkëlzen Kastrati është vëllai i shënjestrës së vrasjes së 5 viteve më parë por që u shpëtoi plumbave. Klement Kastrati, i cili shpëtoi, ndërkohë që i vrarë mbeti një shtetas nga Patosi. 42 vjeçari Shkëlzen Kastrati është baba i 4 fëmijëve dhe nuk ishte i njohur për policinë.

/Fjala.al

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Lajme të tjera

Web TV