Dërgohen doza të Pfizer edhe në Korçë, nis vaksinimi për 150 mjekë dhe infermierë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do të nisë sot procesi i vaksinimit të bluzave të bardha edhe në qytetin e Korçës. Fillimisht është parashikuar të vaksinohen mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj Covid-19 e më pas do të procedohet me grupet e tjera të popullsisë.

Në ditën e parë të procesit do të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë të spitalit të Korçës dhe mjekë të qendrave shëndetësore.

Mësohet se gjithsej do të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha në të gjithë qarkun e Korçës. Procesi i vaksinimit do të kryhet në ndërtesën e Ish-Shtëpisë së Oficerëve, pra vetëm një qendër vaksinimi.

Qeveria është përpjekur që të dërgojë dozat e para të vaksinave në shumë qytete të vendit, duke dhënë kështu idenë se ka nisur vaksinimi masiv, i cili është ende larg në vendin tonë. Për momentin nuk ka të dhëna sesi po ecën vaksinimi për personat mbi 80 vjeç, që nisi të dielën e kaluar me disa prej personaliteteve.

Të fundit

Berisha: Me valixhet e Ramës bëhen trafiqe të paligjshme

Udhëtimi i kryeministrit Edi Rama për në Samitin e NATO-s ka rikthyer akuzat e opozitës se lideri i qeverisë...

Titullari i Barcelonës befason botën: Pranoj ulje page

Frenkie De Jong ka rënë dakord të ulë pagën për të zgjatur kontratën e tij me Barcelonën. Lajmi raportohet nga gazeta spanjolle AS. Klubi katalanas...

Ngacmim moral, “shpikja” e radhës e Mbappe për një gjyq në Paris

Kylian Mbappe ka akuzuar Paris Saint-Germain për ngacmim moral. Ju duket gjë e padëgjuar? Ndoshta, por ai thjesht ka kthyer përgjigje për një padi...

Rikthehen tërmetet! Çfarë të bëni nëse jeni në shtëpi, në rrugë apo në makinë

Tirana dhe qytetet fqinje kanë përjetuar ditët e fundit momente frike dhe paniku për shkak të aktivitetit të moderuar sizmik, me tërmete deri në...

VIDEO: Ylli i Real Madrid jep asistin perfekt në Botëror

Vinícius Junior nuk është lojtar normal. Braziliani e tregoi këtë edhe në ndeshjen e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube kundër RB...

Lajme të tjera

Web TV