Video fantastike/ NASA publikon pamje 360 gradë nga planeti Mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NASA ka publikuar pamjet e para panoramike 360 gradëshe të marra nga sonda “Perseverance” në Mars. Është imazhi i parë me rezolucion të lartë i marrë nga Mastcam-Z nga Krateri Jezero, pasi rrotulloi me 360 gradë “kokën” e sondës.Jim Bell, eksperti kryesor për instrumentin Mastcam-Z të sondës thotë se ekipi është befasuar nga imazhet.

“Edhe pse shumë prej nesh e dinim teorikisht se çfarë të prisnim, përjetuam emocione shumë të forta. Ishte e pabesueshme”, thotë ai.

VIDEO E PLOTË:

NASA thotë se pamja panoramike u krijua duke bashkuar 142 imazhe.

“Kur filmon një panoramë si kjo në Mars, duket si shumë teknike. Dhe e tillë është, por edhe ngjason me përdorimin e telefonit inteligjent. Ajo që duhet të bësh është që të shikosh në drejtimin e duhur, dhe duhet ta rregullosh fokusin siç duhet”, shpjegon drejtuesja e marrjes së imazheve Elsa Jensen.

NASA thotë se sistemi i kamerës mund të zbulojë detaje të vogla deri në 3 apo 5 milimetra afër sondës dhe 2 deri në 3 metra mbi shpatet që duken në horizont.

Panorama tregon skajin e grykëderdhjes së lumit të lashtë të Kraterit Jezero, si dhe një shkëmb të gdhendur nga era aty pranë – i gërryer nga miliona vjet rëre marsiane.

“Nuk të shkon mendja se kokrrat e rërës që lëvizin butësisht nëpër sipërfaqe do të shkaktonin shumë erozion. Por nëse ato veprojnë për dy, tre miliardë vjet, krijohen këto forma fantastike”, thotë zoti Bell.

Sonda “Perseverance” u ul më 18 shkurt pranë deltës së lumit të lashtë në Kraterin Jezero për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike.

Të fundit

Më shumë se ndërtesë

Nga Artan Shkreli … Spanja po ndërton një rrokaqiell (kullë) që kultivon ushqim, prodhon energji dhe pastron ajrin - të gjitha...

Horoskopi ditor, 11 Korrik 2025

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe Bricjapin. Sa i përket punës,...

Krerët e shtetit, dueli fatal mes Aaron Burr dhe Alexander Hamilton

11 korrik 1804 Më 11 korrik 1804, ndodhi një nga episodet më dramatike dhe të përfolura të historisë politike amerikane: dueli mes nën-presidentit të atëhershëm,...

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv ku foli për vuajtjen e...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Lajme të tjera

Web TV