Rrënqethëse/ Pas një debati, shërbëtori përdhunon e ther nënën 41-vjeçare, mbyt vogëlushin dhe gjyshërit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja e një shefi hekurudhor rus dyshohet se u masakrua nga një shërbëtor i cili përdhunoi e theri nënën dhe mbyti djalin e saj 6-vjeçar për vdekje.

Sergey Malakhov, 44 vjeç ishte në një udhëtim pune kur të katërt familjarët u vranë pranë Nizhny Novgorod, thonë raportimet.

Gruaja Elena, 41 vjeç, një luleshitëse e njohur, dyshohet se u përdhunua dhe u godit me thikë për vdekje, ndërsa djali i çiftit, Mikhail, gjashtë vjeç u mbyt.

Nëna e shefit të hekurudhës Olga Malakhova, 66 vjeç, dhe vjehrri Anatoli Korolyov, 63 vjeç gjithashtu u vranë në të njëjtën mënyrë. Në raport thuhet se familja pasi u vra edhe u grabit.

Skena tronditëse u zbulua nga një fqinj i cili u dërgua në shtëpi nga Z. Malakhov pasi askush nuk po ia hapte telefonin.

Mediat ruse kanë publikuar fotot e të dyshuarit kryesor Sharofiddin Amirov, 26 vjeç i cili u arrestua me dy bashkëpunëtorët e tij.

Thuhet se Amirov i cili punonte si shërbëtori në familje, ka pasur mosmarrëveshje rreth pagës së tij. Hetimet për vrasje janë nisur dhe nëse ai shpallet fajtor, dënohet me burgim të përjetshëm.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV