Aksident i rëndë në Kashar/ Makina del nga rruga, vdesin 3 pasagjerët (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Kodër-Kashar, ku kanë humbur jetën 3 pasagjerë.

Makina e drejtuar nga 27-vjeçari Z.M., ka dalë nga rruga mbrëmë rreth orës 23:30, dhe si pasojë kanë humbur jetën 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet

Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë Isail Sula, Lulzim Sula dhe Dashamir Dema . Ndërsa Zija Murati ka qenë shoferi i makinës i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Foto – Paradë në Parlament/ Si u veshën gratë deputete, Monika me të shkurtra

Kuvendi u mblodh në seancë plenare këtë të hënë, pasi seanca e së enjtes u shty. Nga hyrja e deputetëve,...

Korçë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, përfundojnë në spital gruaja dhe dy fëmijët

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Bulgarec, në qarkun e Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është...

Izraeli paralajmëron sulm në Teheran

Izraeli ka lëshuar të hënën paralajmërimin e parë publik për evakuimin e civilëve në kryeqytetin iranian, duke i kërkuar banorëve të largohen menjëherë nga...

Kuvendi miraton ligjin për performancën energjetike të ndërtesave, direktivë e BE-së

Me 72 vota pro dhe 1 kundër Kuvendi miratoi sot projektligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Miratimi i këtij projektligji e bën Shqipërinë vendin...

“S’vrapoja dot, më dhembnin thonjtë e këmbëve”/ Futbollisti ankohet për vapën e tmerrshme

Atletiko e Madridit u mposht nga PSG-ja me rezultatin 4 me 0 në duelin e vlefshëm për Botërorin e Klubeve. Një përballje delikate që...

Lajme të tjera

Web TV