Zjarr masiv në Berat, dyshohet për tre viktima (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës së kaluar një banesë në qytetin e Beratit.

Policia njofton se flakët janë përhapur edhe dy banesa të tjera ngjitur, si dhe në katin e tretë të pallatit përballë.

Janë fqinjët ata që tregojnë detajet e momenteve të tmerrit, kur janë zgjuar nga gjumi si pasojë e asfiksisë, dhe thonë se në banesën që ka pësuar dëmet më të mëdha jetonin bab e bir Jovan dhe Mateo Vangjeli, dhe mbrëmjen e djeshme ka qenë dhe një shok i të riut.

Ata dëshmojnë se babai ka qenë i paralizuar, dhe kjo mund të ketë vështirësuar daljen e tij nga banesa, ndërkohë që Policia e Beratit tregohet tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve. Siç mund të shihet dhe na pamjet banesa, ku jetonin tre viktimat e dyshuara është shkrumbuar totalisht.

“Nga ora 12 e dëgjuam ne, unë po mbytesha se kam alergji, më vjen djali mua dhe më thotë ”mami ça ke”, kur dalim ne në tarracë shohim zjarrin. Tek ajo shtëpia që u dogj jeton babai bashkë me të birin, thonë që ka qenë dhe shoku i djalit. Ata kishin bodrum dhe dyshohet se ka rënë dyshemeja, se ka qenë me dërrasa”, shprehen fqinjët.

‘I ati është i paralizuar, kurse i biri pinte çik alkool, thonë se është edhe shoku i djalit, po se është se jo ne nuk e dimë’, dëshmon një tjetër fqinje.

Ndërkohë që në njoftimin zyrtar të policisë, nuk thuhej nëse kishte persona të lënduar si pasojë e zjarrit, ndërsa pranë banesave ndodhet dhe një karburant dhe fatmirësisht zjarri nuk e ka përfshirë, pasi ngjarja mund të merrte përmasa edhe më tragjike.

Njoftimi i Policisë:

Lexo edhe :  Ish-gjyqtarja e Elbasanit Fetahu kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore

Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV