Partia Demokratike dorëzoi në KQZ listën zyrtare, ku bie në sy afrimi i disa emrave të rinj, ku 11 nga ish deputetët e PD-së nuk janë rikandiduar. Mbesin më të kënaqur aleatët, veçanërisht PDIU që ka dy emra të sigurt në Tiranë
Llogaritë politike në këto zgjedhje nuk janë bërë vetëm në matjen e “forcave” mes liderëve, por po luftohet qark më qark me emrat e kandidatëve të secilës forcë politike. Në PD janë parë disa risi, sidomos në qarkun e Lezhës ku do të jenë “shokë” të betejës politike, “shokët e auditorëve” Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj. Por surprizat vijojnë edhe në qarqe të tjera, ku kanë mbetur jashtë listave disa deputetë të PD-së të cilët vendosën të djegin mandatet duke iu bindur urdhrave politik, por duket se nuk kanë bindur kryedemokratin dhe një pjesë të anëtarësisë së PD-së, apo të Komisionit të Vlerësimit të cilët i kanë skualifikuar deri para gjashtë muajsh disa ish-deputetë. Gjithsesi vihen re lëvizje të reja në momentin e fundit të Bashës. Lista e Tiranës kryesohet nga kreu i PD Lulzim Basha, ndërkohë që janë dhe disa nga figurat kryesore të PD, si Berisha, Tabaku, Vokshi, Shehaj, Duma, nuk mungojnë as emrat e aleatëve. Fatmir Mediu është renditur i 7-ti, Shpëtim Idrizi i 9-ti, Vangjel Dule i 11-ti, Mesila Doda e 12-ta, Dashamir Shehi i 13-ti. Kujtojmë se në 2017 PD ka fituar 11 mandate në qarkun e Tiranës. Në Kukës, listat kryesohet nga Flamur Hoxha i ndjekur nga Isuf Çela. Në Gjirokastër lista e kandidatëve kryesohet nga Tritan Shehu, ndërsa i katërti renditeti aleati i PD, Kosta Barka nga radhët e PDBNJ. Xhelal Mziu do të kryesojë listën e Dibrës, i ndjekur nga Kreshnik Çollaku e Dhurata Çupi. Në Berat, PD ka listuar të parin Tomorr Alizotin, ndërsa në Shkodër lista do të kryesohet nga Helidon Bushati, aleati i Bashës, Nard Ndoka është renditur i teti.
Ndonëse në ethet e listave, krydemokrati nuk ka ndalur fushatën elektorale edhe në ditën e 8 Marsit. Dje në një “story” në rrjetin social “Instagram” Basha thotë se taksa progresive nuk është e ndershme, ndërsa Rama, sipas tij, e quan të ndershme. Teksa drejton pyetjen sa e vërtetë është kjo, kreu i PD e jep vetë përgjigjen. “47 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Edi Rama e ka cilësuar taksën progresive “taksim të ndershëm”. A është me të vërtetë kështu? Përgjigja Jo”, shkruan Basha. Ndërsa sa i takon lëvizjeve të gurit të shahut në PD, Basha duket se ka nxjerrë disa figura “jashtë loje”. Pas lajmit se PD do të kandidojë në Lezhë dhe Elbasan, përkatësisht Agron Gjekmarkajn dhe Flutura Açkën, surprizat nuk mbarojnë. Lulzim Basha ka lënë jashtë kandidimit Enno Bozdon, duke i dhënë një post në PD si “koordinator i energjisë”. Ndërkohë një tjetër vendim brenda PD, ku ish-deputeti Xhemal Gjunkshi është vendosur në postin e koordinatorit për sigurinë. Ndërsa aktori Julian Deda ka refuzuar të jetë pjesë e listës, për shkak të pozicionit gati në fund, çka e bën të pasigurt mandatin e deputetit. Afrimi i figurave publike po kthehen në “modë” këtë fushatë. Kësaj here Basha ka afruar ish-misi shqiptar Floriana Garo, e cila do të jetë pjesë e politikës, pasi kryedemokrati Lulzim Basha e ka emëruar zëdhënëse të fushatës së Partisë Demokratike. Floriana Garo jeton prej disa vitesh në Gjenevë të Zvicrës së bashku me familjen, por tashmë do të qëndrojë në Shqipëri për t’i shërbyer fushatës së Partisë Demokratike. Por edhe moderatorja e njohur, Ori Nebiaj është shfaqur dje krah kreut të PD-së Lulzim Basha, në një drekë që ai kishte organizuar me rastin e 8 Marsit, festës së Gruas. Por ndodh që në lojën politike të ketë “vlerësime” dhe njëkohësisht “diversitet” në radhët e kundërshtarëve politik. Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka vlerësuar Eglantina Gjermenin pas largimit të saj nga listat e PS duke e konsideruar si të vetmen deputete të nderuar që kishte Rama në Durrës. Paloka si drejtuesi politik i PD në Durrës kujton se dy javë më parë është pyetur për deputetët e PS në këtë qark, dhe i ka thënë se janë përfaqësues të krimit dhe të korruptuar, ndërsa ka veçuar Gjermenin duke thënë “Përveç saj, për atë nuk kam çfarë të them”. Ai shton se Rama në vend të Gjermenit do të konfirmojë aty përfaqësues direkt të krimit në parlament.
TIRANË
Lulzim Basha
Jorida Tabaku
Alfred Rushaj
Albana Vokshi
Sali Berisha
Agron Shehaj
Fatmir Mediu
Grida Duma
Shpetim Idrizi
Belind Kellici
Vangjel Dule
Mesila Doda
Dashamir Shehi
Flamur Noka
Orjola Pampuri
Aldo Bumci
Ivi Kaso
Oriela Nebiaj
Gent Strazimiri
Mirela tabaku
Clirim Gjata
Enkeleda Sallaku
Dorian Teliti
Ariana Çela
Taulanda Jupi
Lediana Fratari
Mimoza Hajdarmataj
Gentian Muca
Myqerem Deliu
KUKËS
Flamur Hoxha
Isuf Çelaj
Shyrete Koka
Admir Sinamati
Demish Kastrati
Vjollca Omuri
GJIROKASTËR
Tritan Shehu
Roland Bejko
Entela Shehaj
Kosta Barka (PDBNJ)
Myszfer Elezi
joana Qerollari
Bajram Hysa
DIBËR
Xhelal Mziu
Kreshnik Çollaku
Dhurata Çupi
Edmond Isaku
Luan Haka
Irini Shehu
Shaban Izvira
Denisa Vata
Jeton Kaloshi
BERAT
Tomorr Alizoti
Kasem Mahmutaj
Aferdita kushi Gjini
Bukar Hoxhaj
Pellumb Nako
Alketa Muakavelati
Ardit Benja
Denis Sahatci
Ermira Arizi
Muharrem Hoxhaj
SHKODËR
Helidon Bushati
Emilia Koliqi
Ramadan Likaj
Greta Badeli
Zef Hila
Ludovik Hasanaj
Bardh Spahia
Nard Ndoka
Izmira Ulqinaku
Aldo Gega
Arben Gjuraj
Helga Sallaku
Hile Kola
Ermira Çobaj
ELBASAN
Gazment Bardhi
Flutura Açka
Lefter Gostenja
Dashnir Sula
Eugen Isai
Zheni Gjergji
Fadil Merzheku
Qani Xhafa
Lumturi Hasa
Durim Cekrezi
Ibrahim Sako
Gladiola Çala
Anila Bishqemi
Ardian Zeneli
Mehdi Shehu
Erlind Gurra
Leonard Karaj
Megi Balliu
Skender Hasa
FIER
Enkelejd Alibeaj
Eralda Tase Bano
Saimir Korreshi
Luan Baçi
Nusret Avdulla (PDIU)
Ilda Dhori
Agron Kapllanaj
Eduart Sharka (PAA)
Shpetim Axhani (PLL)
Ndricim Bali
Alketa Lugaj
Dilaver Kamberi
Edmond Cepele
Elisabeta Rredhi
Jakup Beqiri
Ledio Kastrati
Eriselda Prishta
Roel Zoga
Leonard Peleqi
Ardian Ferro
Edi Nushi
Ledia Shehu
KORÇË
Edmond Spaho
Sorina Koti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Salaudin Jakupllari
Marjeta Halili
Andrea Mano
Alfred Gega
Suela Myrtellari
Anila Hysenbegasi
Arben Kambo
Nikollaq Dongu
Landi Gusho
Kico Tane
VLORË
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Fatjon Veizaj
Arber Agalliu
Gezim Ademaj (PDIU)
Nada Daullja
Jolio Dine
Julian Zoto
Nada Mecorapaj
Lasko Milto Nasti (PBDNJ)
Atird Hoxhaj
Alta Hazizi
Lorenc Dane
Edmond Fetah
Maniola Cikuli
Hysni Sharra
Ilir Gunbardhi
Afrovita Dhimojani
LEZHË
Mark Marku
Agron Gjekmarkaj
Lindita Metaliaj
Kastriot Piroli
Zef Gjoka
Roza Hila
Xholvalin Laska
Salvador Kacaj
DURRËS
Edi Paloka
Agron Duka
Merita Bakiu
Oerd Bylykbashi
Ferdinand Xhaferri
Andia Ulliri
Igli Cara
Rezart Tusha
Manjola Luku
Blerina Reçi
Sean Pema
Erzen Laçi
Eriselda Kalia
Aulon Kalaja
Artjon Bajramaj
Arjeta Keçi
Armand Brahimaj
Irma Jorgoni
Edlira Devolli