Merret vendimi, Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në Japoni, pa spektaktorë të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen pa spektatorë të huaj, për shkak të shqetësimeve të shkaktuara nga epidemia globale e “Covid-19”. Agjencia vendase e lajmeve “Kjodo” citon burime zyrtare që pohojnë se qeveria ka ardhur në përfundimin se mikpritja e spektatorëve nga jashtë Japonisë nuk do të jetë e mundur, për shkak të shqetësimit të publikut vendas për virusin korona dhe zbulimin e varianteve të reja dhe më ngjitëse në shumë vende.

Po kështu, agjencia japoneze e lajmeve ka bërë të ditur se edhe ceremonia e hapjes do të zhvillohet pa spektatorë. “Komiteti Organizator ka vendosur që është thelbësore që ta organizojë ceremoninë e hapjes në prefekturën verilindore të Fukushimës me dyer të mbyllura, duke lejuar vetëm pjesëmarrësit, pra, sportistët, dhe të ftuarit, me qëllim shmangien e turmave të mëdha të njerëzve në këtë kohë epidemie”, – raporton “Kjodo”, duke cituar burime zyrtare. Ndonëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), kishte deklaruar se vendimi për spektatorët e huaj do të merrej në fund të marsit, ky vendim është marrë tanimë. Në fakt, shumica e japanezëve nuk i duan vizitorët e huaj të pranishëm në këto Lojëra Olimpike, duke iu trembur asaj se një fluks i madh vizitorësh mund të nxitë rritjen e infektimeve me “Covid-19” në vend. Një anketë e gazetës vendase “Jomiuri” nxorri në pah se 77 % e të pyeturve ishin kundër lejimit të spektatorëve të huaj në Olimpiadë dhe vetëm 18% pro.

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV