Pas Brexit shtypi britanik në ‘ekstazë’, ja çfarë shkruajnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë fundit britanikët u zgjuan sot si qytetarë të Bashkimit Europian.

Vetëm një ditë pasi u miratua në Parlamentin Europian marrëveshja e Brexit, titujt e shtypit në Angli bënë jehonë të madhe. Të gjitha faqet e para të gazetave më të famshme Britanike paraqitën me shkronja të mëdha daljen e Anglisë nga Bashkimi Europian.

Gazeta Daily Express e ka paraqitur me shumë zell daljen e Anglisë nga BE. Në titullin kryesor të kësaj gazete shkruhej “Po, ne e realizuam atë”.

“Një agim i ri për Britaninë”, -shkruhet në faqen e parë të Daily Mail.  Si nëntitull kjo gazetë shkruan se në orën 11 të kësaj mbrëmjeje Anglia largohet përfundimisht nga BE.

“Në orën 11 të kësaj mbrëmje, kombi ynë krenar largohet përfundimisht nga BE – ende miqësor me Evropën, por përsëri i lirë dhe i pavarur pas dyzet e shtatë vjetësh. “, -shkruhet në nëntitullin e Daily Mail.

E përditshmja e krahut të majtë, The Guardian shpreh preferencën e saj pro BE-së, duke e quajtur Britaninë e Madhe si “ishullin e vogël” dhe duke e përshkruar Brexit si “bixhozin e madh të kësaj gjenerate”.

The Times ka publikuar një artikull në lidhje me marrëveshjen e tregëtisë që Kryeministri pro-Brexit Boris Johnson dëshiron të lidhë me BE-në.

“Kryeministri dëshiron një marrëveshje tregtare me Brukselin si ajo me Kanadanë,” -shkruan Times .

Për Financial Times , “Britania po tërhiqet dhe po largohet nga BE me një përzierje optimizmi dhe keqardhjeje” .

“Ka qenë një udhëtim i lodhshëm,” – shkruhet në titullin e City AM, e cila ka bërë edhe një ilustrim satirik me lojtarët kryesorë të Brexit.

Tabloidi konservator The Sun, i cili është një përkrahës i zjarrtë i brexit, nuk e fsheh entuziazmin e tij. “Ora jonë ka mbërritur,” – shkruhet në faqen kryesore të kësaj gazete.

Lexo edhe :  Kush është i dërguari special i Trump që do takohet në Moskë me Putinin

“Ky nuk është një fund por një fillim,” shpall Daily Telegrafi , duke botuar deklarata të bëra nga Boris Johnson para një mbledhjeje të kabinetit në Sunderland, ku votuesit votuan me shumicë dërrmuese Brexit.

“Sot, Britania po lë Bashkimin Europian. A është e pashmangshme që do të bashkohemi me ata një ditë? “, -shkruan The Independent./Fjala.al

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV