I riu qëllohet me dy plumba në kokë në mes të ditës, policia publikon pamjet (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Nju Jorkut ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që kanë filmuar momentin kur një i ri qëllohet me armë para një dyqani në Bronx në mes të ditës.

Viktima që u qëllua në kokë para një dyqani ishte një 35-vjeçar. Pamjet e publikuara shfaqin viktimën e veshur me pallto të verdhë, i cili dukej se po hynte në lokal, por u ndal për pak për të shkëmbyer disa fjalë me dy të dyshuarit.

Megjithatë pas tensionimit të situatës, njëri prej tyre grushton viktimën në fytyrë teksa po largohej nga dyqani. Sikur kjo të mos mjaftonte, i dyshuari i dytë nxjerr armën nga brezi dhe i shkrep dy plumba, duke e qëlluar të ndjerin në kokë.

Të dyshuarit menjëherë largohen nga vendi i ngjarjes, e viktima është shpallur i vdekur sapo mbërriti në spital. Në anën tjetër, policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk është arrestuar askush, duke pranuar se po vijojnë hetimet. Identiteti i viktimës nuk është zbuluar me kërkesë të familjarëve të të ndjerit.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV