Pabarazia/ Vendet e pasura vaksinojnë një person në sekondë, tek të varfrat s’kanë marrë asnjë dozë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një raport i Aleancës së Vaksinave ka vënë në dukje pabarazinë që ka sot në botë në procesin e vaksinimit. Sipas këtij raporti vendet e pasura vaksinojnë nga një person çdo sekondë, ndërsa vendet e varfra nuk kanë marrë ende asnjë dozë.

Po ashtu theksi vendoset edhe tek bllokimi që po bëjnë vendet e pasura lidhur me dërgesat e vaksinave, duke vështirësuar edhe më shumë jetë në vendet e varfra.

Një nga udhëheqësit e Aleancës së Vaksinave, Muhamed Yunus, që është një profesor laureat i Nobelit ka thënë se duhet vepruar tani dhe shpejt.

“Është krejtësisht e padrejtë që vendet e pasura, të cilët kanë mjaft vaksina për të mbrojtur qytetarët e tyre, po bllokojnë dërgesat që mund të ndihmojë vendet e varfra të marrin vaksinat e nevojshme“, tha Yunus.

Aleanca e Vaksinave është një grup organizatash përfshirë Oxfam International, Frontline AIDS, UNAIDS dhe të tjerë, dhe kanë për synim që të ndihmojnë vendet e varfra dhe të thyejnë monopolet farmaceutike.

Ndërkohë drejtoresha ekzekutive e Oxfam, Gabriela Bucher, tha se situata e tanishme është e rëndë, pasi ndërmarrjet farmaceutike vendosin se kush jeton dhe kush vdes.

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV