Të këqijat e Berishës i ka treguar historia/ Rrëfehet Bozo: Kur takova Ramën s’më ndërpreu fjalën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inxhinierja dhe njëherësh kryesuesja e listës së PS në Tiranë, Luljeta Bozo është shfaqur në një rrëfim ndryshe në emisionin “Repolitix” në Report Tv ku tregon sfidat dhe objektivat e saj për fushatën, pse pranoi ftesën e kryeministri Edi Rama për të qenë pjesë e PS por edhe duke i kthyer një përgjigje sulmeve që iu bën pasi u përfshi në listat e socialistëve.

Bozo shprehet se takimin e parë që ka pasur me Edi Ramën ka qenë për tërmetin duke e cilësuar mjaft konstruktiv dhe se mendimet që ajo i kishte dhënë, kryeministri i kishte parashtruar menjëherë në komitetin që krijoi për menaxhimin e pasojave për tërmetin.

“Unë kam pasur me Ramën një komunikim të gjatë në kohën e tërmetit dhe unë në atë takim ato mendime që i dhashë ai i mori në konsideratë dhe i parashtroi menjëherë në komitetin që u ngrit për tërmetin. Opinionet duhet ti japësh vetëm kur punon pasi duhet të jenë bazuar mbi fakte. Mua Rama nuk më ndërpreu asnjëherë fjalën, kot thonë se ai nuk të lë të flasësh’, tha Bozo

Inxhinierja foli edhe për Sali Berishën, e cila u treguar mjaft diplomatike duke thënë se ai ka drejtuar shtetin për kaq vite dhe si çdo drejtues ka të mirat dhe të këqijat e tij. Sa për të këqijat shtoi Bozo, i ka treguar historia.

“Berisha ka qenë një kardiolog shumë i mirë, kur drejton ke dhe te mira dhe të metat. Tani njerëzit i i dinë të gjitha nuk a nevojë ti përsëris unë. Ai e pati pak më të vështirë pasi nga një sistem autoritar me ekonomi të centralizua hymë menjëherë në ekonominë e tregut duke sjellë dhe shkatërrime e ekonomisë që kjo për mua nuk duhej lejuar dhe pasoja po vuhen edhe sot. Pati këto ulje e ngritjet, por ka drejtuar kaq vite shtetin, ka dhe gabime por nuk është puna ime, i ka nxjerre historia ku ka gabuar”, tha Bozo.

Lexo edhe :  Gert Bogdani do të festonte sot 45-vjetorin e lindjes, mesazhi prekës i bashkëshortes

Në lidhje me sulmet e opozitës, Bozo i ka kaluar lehtësisht duke thënë se sot njerëzit janë të lirë të mendoje çfarë të duan, por gjithmonë duhet të flasin mbi fakte dhe argumente, ndërsa shtoi se arsyet që pranoi të jetë pjesë e PS janë fakti që të ngre problematikat e shqiptarëve në Kuvend.

“Sot janë të lirë njerëzit por mendoje se duhet të flasin gjithmonë me argumente. Me politikë nuk jam marrë asnjëherë dhe kjo është hera e arë. Nga ana ime do të jetë një fushatë e qete se pse unë pranova të bëhem pjesë e PS çfarë ishte ajo që më shtyu dhe çfarë mendoj unë se mund të ngre probleme në Kuvend që shqetësojnë me vërtet shoqërinë shqiptare”, tha Bozo.

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV