Zbulohet autori i vrasjes së Behar Sofisë, në pranga dhe 3 bashkëpuntorë (Emri+Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ernejt Shyti, 24-vjeç është autori i vrasjes së Behar Sofisë, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në shtetin fqinj të Malit të Zi.

Bëhet me dije se 24-vjeçari është arrestuar së bashku me tre bashkëpuntorët e tij, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende me dije.

Mësohet se 24-vjeçari para policisë ka pranuar vrasjen dhe se e ka kryer me pagesë. Të katër të arrestuarit janë nga Krraba e Fushë Krujës, ndërsa autori jetonte me nënën në rrugën “Bardhyli”.

Behar Sofia, i njohur dhe me emrin Fatmir Sofia, u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit në mes të Tiranës, pranë Piramidës. 66-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë dhe i gjakosur.

Behar Sofia nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Ai pasi qëlloi Sofinë, mori biçikletën që e kishte lënë poshtë Urës së Lanës dhe u largua për nga Liqeni i Tiranës. Aty 24-vjeçari hoqi xhinset që kishte veshur, xhupin, maskën dhe kapelen.

Rrobat e autorit u gjetën 3 ditë pas ngjarjes, dhe aty u mor profili gjenetik nga dhe u zbulua. Policia shqiptare dhe malazeze bashkëpunuan, dhe sot autori iu dorëzua Policisë së Tiranës.

Lexo më tepër:
“Më premtuan 50 mijë euro”/ Zbardhet dëshmia e vrasësit të Behar Sofisë, policia jep njoftimin (Emrat)

Të fundit

Banka që prisnim prej 10 vitesh

Nga Fatos Çoçoli Më 25 janar 2025 doli për diskutim publik projektligji i qeverisë për Bankën Shqiptare të Zhvillimit(https://www. konsultimipublik....

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (Emri)

Një ngjarje e pazakontë ndodhi të martën në mëngjes. Klubi i ligës së tretë në Zvicër, Granges Pakot, njoftoi se lojtari i tyre Jelkiç...

Jozi i jep fund lidhjes me Loredanën? Ja detaji që po bën xhiron në rrjet!

Jozi është banori i parë në këtë edicion i cili është përjashtuar nga produksioni BBVIP4. Këngëtari u përjashtua për shkak të diskriminimit dhe fyerjes ndaj...

Shqipëria, mes 5 vendeve me uljen më të madhe të lindjeve

“Europa, ku bën pjesë edhe Shqipëria po plaket, me njerëz që jetojnë më gjatë dhe shumë më pak lindje. Është ky alarmi që ngre...

Administrata, drejt punës hibride dhe në distancë!

Pas rritjes së pagave në administratë, qeveria parashikon një tjetër ndërhyrje në këtë aspekt. Hapi i radhës është ndryshimi i ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin...

Lajme të tjera

Web TV