Miratohet për përdorim vaksina Johnson & Johnson/ OBSH: AstraZeneca e shkëlqyer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi të premten vaksinën Johnson & Johnson për përdorim emergjent ndaj COVID-19, dhe shprehu mbështetjen e fortë për vaksinën AstraZeneca, ndërsa disa vende vazhdojnë të pezullojnë përdorimin e saj.

Zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris e përshkroi vaksinën e OBSH straZeneca-s në një konferencë virtuale të organizuar në Gjenevë si “të shkëlqyer” dhe shtoi se “duhet të vazhdojmë” të përdorim vaksinën.

Miratimi i OBSH-së erdhi ndërsa Tajlanda pasoi një numër në rritje vendesh evropiane në pezullimin e përdorimit të AstraZeneca-s për shkak të mpiksjeve të gjakut tek disa të vaksinuar. Edhe Bullgaria dhe Republika Demokratike e Kongos pezulluan të premten përdorimin e kësaj vaksine. Sidoqoftë AstraZeneca tha se nuk ka “asnjë provë të një rreziku në rritje”, në përgjigje të pretendimeve.

Agjencia Evropiane e Barnave, një organ i Bashkimit Evropian që mbikëqyr produktet mjekësore, tha në një deklaratë se përfitimet e vaksinës AstraZeneca “vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj dhe vaksina mund të vazhdojë të jepet ndërsa vazhdon hetimi i rasteve me mpikjse gjaku”.

OBSH-ja ka aprovuar tashmë vaksinën AstraZeneca për përdorim emergjent global dhe të premten zgjeroi qasjen globale tek vaksinimet me miratimin e vaksinës Johnson & Johnson, e para që bëhet me një dozë të vetme. OBSH ka mbështetur gjithashtu vaksinën Pfizer-BioNTech, duke e çuar në tre numrin e përgjithshëm të vaksinave të miratuara prej saj.

Të fundit

I dehur në timon, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, arrestohet 33-vjeçari

Një aksident është regjistruar në rrugën dytësore Përrenjas-Kakavec. Mësohet se një 33-vjeçar ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka...

Ishte 2 orë e gjysëm në SPAK për t’u pyetur për lobimin në SHBA, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ishte sot në SPAK për rreth 2 orë e gjysëm për tu pyetur nga prokurori Sotir Kllapi lidhur me lobimin në SHBA. Meta...

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Elbasan

Elbasan- Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jetë mëngjesin e sotëm në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Sipas policisë dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën për...

Shqiptarët po kursejnë lekë/ Depozitat në monedhën vendase rritje me 2.4 miliardë lekë

Kursimet në lekë  kanë pasuar rritje gjatë muajve të fundit të vitit 2024.Shqiptarët po orientohen që t’i kthejnë kursimet e tyre në  lekë për...

Shtatë mënyra për të ndihmuar fëmijën tuaj të mendojë pozitivisht

Në një botë që ndryshon vazhdimisht, ndonjëherë është shumë e vështirë t’i mësosh fëmijës të mendojë pozitivisht. Këtu janë 7 mënyra për ta bërë këtë: Bëhuni...

Lajme të tjera

Web TV