Dita e Verës/ Politika ndryshon agjendën e festimeve, kthehet në sheshbeteje mes PS dhe PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Dita e verës nuk ka qenë “verë” për politikën shqiptare. 14 Marsi, e cila festohet me një agjendë aktivitetesh në qytetin e Elbasanit, është kthyer dje në një sheshbetejë mes dy forcave më të mëdha politike. Më shumë se një festë, i ngjau dy mitingjeve politike të organizuar në një orë dhe në një vend. Rastësisht apo me kast, Kryesocialisti Edi Rama dhe Krydemokrati Lulzim Basha janë ndodhur të dy në qytetin e Elbasanit, në të njëjtën orë duke bërë që të përplasen në distancë me akuza, por edhe trup më trup simpatizantët e PD dhe PS. Edhe pse janë ndaluar grumbullimet për shkak të situatës së pandemisë, të dyja forcat politike kanë mbledhur pas vetes mbështetësit e tyre të cilët janë përleshur mes njëri-tjetrit. Simpatizantët e Partisë Demokratike që kishin rrethuar ambientet ku ndodhej Lulzim Basha patën një konfrontim me fjalë por dhe fizik ndaj atyre që shoqëronin kryeministrin. Ndaj kreut të qeverisë u lëshuan thirrje “Rama ik” por ai vazhdoi i pashqetësuar rrugëtimin e tij, duke ju bërë me dorë që të vazhdonin më fort. Në këto momente, grupe të rinjsh nga të dyja kahët nisën përplasjen fizike, duke shkaktuar një incident që më shumë se gjaknxehtësi mes militantësh duket se është një agresivitet që nis kryesisht nga kupola. Ka qenë policia e shtetit që ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të bërë shoqërimet e disa prej personave të përfshirë në përplasje fizike. Kryedemokrati Lulzim Basha e quajti provokim ardhjen e Ramës në të njëjtën orë me të në Elbasan. Por, nga ana tjetër Rama tha se nuk ka arsye që të pyeste Bashën se kur do të ishte në Elbasan që të mos krijohej përplasja e dy liderave. Rama tha se nuk është armik me Bashën dhe se përtej betejës politike në mjedisin shoqëror duhet të sillen si qytetarë. “Pse duhet të merremi vesh për orarin që të shkojmë në orare të ndryshme, çfarë lidhje ka kjo. Ne nuk jemi armiq, ne nuk kemi arsye pse përtej ballafaqimit dhe betejës politike në mjedisin shoqëror sillemi si njerëz, si qytetarë. Ç’domethënë kjo përplasje, pse çfarë jemi këtu, çfarë pyetje është kjo?”, ju përgjigj Rama interesimit të mediave. Kryesocialsiti ka komentuar edhe përplasjen mes simpatizantëve të majtë dhe atyre të opozitës. Rama tha se Basha është bërë qesharak, ndërsa i kërkon këtij të fundit “të ndahet nga Likja dhe Saliu” duke “këputur Zinxhirin e Monikës”. “Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale, pas incidentit.

Lexo edhe :  Vota e Diasporës/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë për tu regjistruar (VIDEO)

Kryesocialisti i bashkëlidhi urimeve të ditës së Verës edhe urimin për t’ia dalë në këtë kohë pandemie. Ai theksoi se qeveria po përpiqet që vera të jetë e lehtësuar nga pesha e rëndë e situatës së imponuar nga armiku i padukshëm, duke bërë çmos që të garantojmë një vaksinim sa më intensiv. “Unë jam këtu për të respektuar një traditë të kësaj feste, që prej kohësh është kthyer në një festë kombëtare që ka qendrën në Elbasan dhe jam këtu për t’i uruar këtu të gjithë, pa përjashtim, pa dallim bindjesh politike, pa dallim besimesh apo prejardhjesh që të kenë një festë të gëzuar dhe një verë të gëzuar. Unë dhe ne po përpiqemi që vera të jetë e lehtësuar nga pesha e rëndë e situatës së imponuar nga armiku i padukshëm, për këtë arsye jemi duke bërë çmos që të garantojmë një vaksinim sa më intensiv, duke sjellë sasia të konsiderueshme vaksinash që të shtrihen sa më shpejt në të gjithë territorin” tha kryeministri. Ai saktësoi se ka filluar vaksinimi që prej ditës së shtunë i mësuesve dhe pedagogëve. “Është në rendin e ditës sime sa hap sytë dhe është mendimi i fundit, para se t’i fle ato orë të pakta që të garantojmë dozat e konsiderueshme dhe të vaksinojmë në mënyrë të konsiderueshme që vera të jetë si kjo ditë e bukur dhe e ardhmja e afërt të jetë e çliruar përfundimisht nga makthi dhe goditjet që virusi bën në familjet e njerëzve tanë, deri duke marrë dhe jetë njerëzish. Kjo është arsyeja pse jam këtu dhe kjo është A-ja dhe Zh-ja e ditës sime. Të bëjmë këtë verë një verë sa më të lehtë dhe ta çajmë përfundimisht rrethimin e virusit, në të njëjtën kohë si shumë vende të BE”, deklaroi Rama.

Të fundit

Tjetër lëkundje e fortë sizmike në Greqi, njerëzit në rrugë

Vijon të jetë tepër problematike situata në orët e fundit në Greqi, ku një seri lëkundjesh sizmike ka përfshirë...

CNN: Lëvizja studentore që po shkund themelet e pushtetit të Vuçiçit

Ditën e parë të nëntorit, Aleksandar Matkoviç ishte vonë për të kapur trenin. Udhëtimin e kishte nga Novi Sadi, në veri të Serbisë, për...

Rama: “Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash”

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesje, e cila jeton jashtë vendit dhe e kritikon për qëndrimet e tij...

Babai i Elon Musk me plane të mëdha, futet në botën e kriptovalutave

Errol Musk, babai i Elon Musk, mbështet një “mimcoin” të ri me emrin MuskIt. Qëllimi i tij është të grumbullojë midis 150 milionë dhe...

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në selinë rozë! Ja fokusi i takimit

Kryeministri Edi Rama mbledh ditën e sotme drejtuesit politikë të PS në selinë rozë.

Lajme të tjera

Web TV