Hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4 në nyjen “Shqiponja”. Javët e ardhshme hapet një tjetër nënkalim.
“Hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4 në nyjen “Shqiponja”. Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin.
Këto tunele po hapen paraprakisht për trafikun, s’ka qenë i lehtë për tu menaxhuar. Të gjithë drejtuesit do të orientohen nga policia”, tha Balluku.