Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur këtë mbrëmje në bulevardin “Bajram Curri”, në Tiranë.
Siç raportohet nga Balkanweb në sherr janë përfshirë dy shtetas sirianë, të cilët janë konfliktuar për lekë dhe janë plagosur me thika.
Theksohet se të dy të rinjtë kanë përdorur thika, pas konfliktit për para. “Disa monedha ishin në vendin e ngjarjes”, tha gazetarja.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.03.2021, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi me iniciale H. H., 21 vjeç, është konfliktuar me sende të forta me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar rreth moshës 23-vjeç, ku kanë marrë dëmtime të lehta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.